DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Forumit Evropian Alpbach

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Forumit Evropian Alpbach, që mbahet në Austri. Në hapjen zyrtare të punimeve të Forumit Alpbach mbajtën fjalë presidenti i Republikës së Austrisë, dr. Heinz Fischer dhe përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri, zonja Catherine Ashton, ndërkohë që në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani, zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Mirosllav Lajcak, kryeminstri i Principatës së Lihtenshtajnit, zotëri Adrian Hasler, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, zotëri Lamberto Zannieri, si dhe përfaqësues të tjerë dhe studentë nga vende të ndryshme të Evropës, në mesin e të cilëve edhe një grup i studentëve nga Kosova dhe rajoni.

Forumi Alpbach synon që të ndërtojë ura bashkëpunimi në Evropë dhe të promovojë paqen.

Presidentja Jahjaga gjatë punimeve të Forumit të hënën do të marrë pjesë në panelin “Nga pajtimi drejt integrimit”, së bashku me presidentin Nishani dhe do të mbajë një fjalë, si dhe do të përgjigjet në pyetjet e pjesëmarrësve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.