Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 19 shkurt 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 19 shkurt 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim z. Ernst Reichel,i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Dita: E enjte, 19 shkurtKoha: 10:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga z. Ernst Reichel, do të vizitojë komunën e Mitrovicës. Dita: E enjte, 19 shkurtKoha: 11:30Vendi: Kuvendi Komunal i Mitrovicës
Presidentja Jahjaga dhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkan, Ernst Reichel, vizituan Mitrovicën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga z. Ernst Reichel, i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, vizitoi sot komunën e Mitrovicës.
Konkurs – VEND TË LIRË TË PUNËS Titulli i pozitës: Përkthyes shqip – serbisht – shqip
KËRKESA PËR PUNËSIM
Presidentja Atifete Jahjaga priti presidenten e Medica Mondiale, Monika Houser

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim presidenten e “Medica Mondiale”, zonjën Monika Houser.
Sqarim për opinion publik

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për hir të sqarimit të drejtë të opinionit publik thekson se lajmi i botuar në disa nga mediat që gjoja Presidentja Jahjaga ka dekoruar gjyshin e saj është i pasaktë dhe joprofesional. Mehmet Aga Rashkoci nuk është gjyshi i Presidentes Jahjaga. Lidhjet e largëta familjare janë rastësi.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 18 shkurt 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 18 shkurt 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi së mirë, Johanes Hahn.Dita: E mërkurë, 18 shkurtKoha: 08:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Presidentja Atifete Jahjaga priti komisionerin e BE-së, Johannes Hahn

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim komisionerin e BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, zotëri Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për perspektivën evropiane të Kosovës, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe të MSA-së për Kosovën, migrimin ilegal të qytetarëve të vendit, si dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, përmes dialogut që po zhvillohet në Bruksel.
Njoftim për opinion

Zyra e Presidentes të Republikës së Kosovës njofton opinionin se vendimi i Presidentes për falje është shtyrë për një afat tjetër kohor.
Presidentja Jahjaga dekoroi një numër personalitetesh

Me rastin e shtatëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar një numër personalitetesh, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, në periudha të ndryshme dhe në fusha të ndryshme.