presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dekoroi një numër personalitetesh

Me rastin e shtatëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar një numër personalitetesh, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, në periudha të ndryshme dhe në fusha të ndryshme.

Në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të neneve 3 dhe 4 të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e tyre, Presidentja e  Republikës së Kosovës mori vendimin që të dekorojë këto personalitete: 
Të dekoruarit me Urdhrin “Hero i Kosovës”:
 
Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
 
1. Bahajdin Merteza Allaqi
 
Të dekoruarit me “Urdhrin e Lirisë”:

“Urdhri i Lirisë” u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës.

1.   Avdullah Polloshka
2.   Qamil Fejzi Hoxha
3.   Hasan Alija
4.   Tahir Zajmi
5.   Shefki Popova
6.   Ismail Raka
7.   Ramiz Kukleci
8.   Sali Rexhë Bajraktari
9.   Arif Halil Shala
10. Zenel Binak Bajraktari
11. Mehmet Agë Rashkoci
12. Shefki Bunjaku Desivojca
13. Hetem Rrustem Haziri
14. Bejtë Ali Pireva
15. Ymer Muqibaba
16. Ahmet Haziri

Të dekoruarit me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”:

Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari” u jepet personave për trimëri në luftën për liri.

1.   Hysen Nahit Rexhepi
2.   Bashkim Ismail Suka
3.   Haxhi Hoti
4.   Nexhmi Brahin Llumnica
5.   Shaip Jahir Pacolli
6.   Kadri Ramadan Karaçica
7.   Malush Halil Ahmeti
8.   Ali Ahmet Berisha
9.   Heshim  Nuhi Gashi
10. Elfir Maliq Behrami
11. Bujar Visoqi
12. Avni Zhabota

Të dekoruarit me Medalja Humanitare “Nëna Terezë”:

Medalja Humanitare “Nëna Terezë” u jepet personave që  kontribuojnë në çështjet humanitare.

1.   “Lëvizja e Nënave”
2.   Nataša Kandić

Të dekoruarit me Medaljen Presidenciale të Meritave”:

Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil.

1.   Tahir Berisha
2.   Mark Kaçinari
3.   Omer Kaleshi
4.   Akil Koci
5.   Agron Boriçi
6.   Anna Di Leillo
7.   Aleksandër Stipçeviç
8.   Fadil Hysaj
9.   Zef Mirdita
10.  Iraj Hashi
11.  Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”

Dhënia e dekoratave do të bëhet në një ceremoni të veçantë, për të do të njoftohen të gjithë të dekoruarit ose familjet e tyre. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.