DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti presidenten e “Medica Mondiale”, Monika Houser

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim presidenten e “Medica Mondiale”, zonjën Monika Houser.

Presidentja Jahjaga e falënderoi zonjën Houser për mbështetjen e vazhdueshme që “Medica Mondiale” i ka dhënë, përmes projekteve të ndryshme, organizatave joqeveritare në Kosovë, të cilat e kanë prioritet trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe të llojeve të tjera të torturës. Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes të “Medica Mondiale” për Kosovën dhe angazhimin e saj në njohjen ndërkombëtare të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe për përballjen e kryesve të këtyre veprave me drejtësinë. Presidentja e “Medica Mondiale”, zonja Monika Houser shprehu përkushtimin e kësaj organizate për të vazhduar në çdo formë të mundshme mbështetjen për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës si dhe për viktimat e tjera të torturës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.