DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sqarim për opinion publik

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për hir të sqarimit të drejtë të opinionit publik thekson se lajmi i botuar në disa nga mediat që gjoja Presidentja Jahjaga ka dekoruar gjyshin e saj është i pasaktë dhe joprofesional. Mehmet Aga Rashkoci nuk është gjyshi i Presidentes Jahjaga. Lidhjet e largëta familjare janë rastësi.

Dekorimi i Mehmet Agë Rashkocit është bërë me propozimin e Shoqatës Kulturo Patriotike Gjakovë-Shkodër, që numëron 600 anëtarë, e protokolluar në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës me datë 14 nëntor 2014, dhe shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga Komisioni ad hoc i mbledhur nga Zyra e Presidentes së Kosovës për të shqyrtuar kërkesat për medaljet presidenciale.Ky komision unanimisht ka marrë vendimin që Mehmet Agë Rashkocit t’i ndahet medalja Urdhri i Lirisë, duke iu bashkangjitur një liste bashkëveprimtarësh tashmë të dekoruar për kontributin në kauzën për shtetndërtimin e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.