Sqarim i Zyrës së Presidentes

Në disa portale sot është publikuar njoftimi sipas të cilit Zyra e Presidentes do të harxhojë brenda një viti 100 mijë euro për bileta të aeroplanit.

Presidentja Jahjaga takoi sot në Londër Ministren e shtetit për politikë të jashtme, Baroneshën Joyce Anelay

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot në Londër Ministren e shtetit për politikë të jashtme dhe përfaqësuesen speciale të Kryeministrit britanik për parandalimin e dhunës seksuale në konflikt, Baroneshën Joyce Anelay me të cilën diskutuan për iniciativat institucionale dhe shoqërore në Kosovë për t’i rehabilituar dhe reintegruar të mbijetuarit e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë dhe zhvillime të tjera në vend dhe rajon.

Presidentja Jahjaga e dekoroi ambasadoren Jacobson me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, zonjën TraceyAnnJacobson, të cilën e dekoroi me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Republikën e Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.