DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sqarim i Zyrës së Presidentes

Në disa portale sot është publikuar njoftimi sipas të cilit Zyra e Presidentes do të harxhojë brenda një viti 100 mijë euro për bileta të aeroplanit.

Zyra e Presidentit dëshiron të sqarojë se fjala është për një kontratë kornizë me periudhë kohëzgjatjeje prej një viti, që nënkupton planifikim të shpenzimeve brenda një periudhe të caktuar kohore e që rrjedhimisht nuk flet për shpenzimin e gjithë shumës së paraparë. Nga shuma e kontratës vjetore do të harxhohen aq sa ka nevojë, në varësi të agjendave të udhëtimeve. Shuma e përmendur në kontratë është shumë e planifikuar, siç planifikohen të gjitha aktivitetet e tjera gjatë një viti që nënkupton edhe mbarëvajtjen e punës në secilin institucion.Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e rithekson faktin se Presidentja Jahjaga në pothuaj të gjitha udhëtimet e saj jashtë vendit ka shfrytëzuar fluturimet më të lira – economy class – dhe vazhdon të përkujdeset për paranë publike, përmes zvogëlimit të të gjitha shpenzimeve jo vetëm në udhëtime.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.