presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës shefen e misionit në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Anne Meskanen

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës shefen e misionit në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, zonjën Anne Meskanen, në përfundim të mandatit të saj në Kosovë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi zonjën Meskanen për kontributin e saj të çmuar gjatë misionit në Kosovë dhe shprehu mirënjohje për shtetin mik të Finlandës që e ka mbështetur në çdo hap konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e demokracisë. Presidentja Jahjaga vlerësoi lart bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të thelluar dhe më tej këtë bashkëpunim në çdo fushë me interes dypalësh. Shefja e misionit në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, zonja Anne Meskanen, e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e  Kosovës dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Finlandës për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.