DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga përcolli finalen e turneut të tenisit “Dielli TEB Open 2015”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga përcolli sot finalen e turneut të tenisit “Dielli TEB Open 2015”, që u mbajt në Prishtinë, në organizim të klubit të tenisit “Diellix” si dhe të Federatës së tenisit të Kosovës, e cila është pranuar në Federatën Evropiane të Tenisit.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga ndau kupën për fituesin e turneut, Granit Bajraliu. Në shenjë falënderimi, presidentes Jahjaga iu dha mirënjohje, për përkrahjen e saj të vazhdueshme në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.