presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti përfaqësueset e Bordit të Grupit të Grave Deputete

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot përfaqësueset e Bordit të Grupit të Grave Deputete, të kryesuar nga zonja Blerta Deliu Kodra dhe zonja Time Kadrijaj e zonja Shukrie Bytyqi, anëtare.

Presidentja Jahjaga uroi bordin e ri duke theksuar rëndësinë e punës së tij dhe shprehu përkushtimin e saj për përkrahjen e grupit të grave, në të gjitha aktivitetet rreth fuqizimit të gruas dhe arritjes së barazisë gjinore.

Kryetarja e Bordit të Grupit të Grave Deputete, zonja Deliu Kodra tha se grupi i grave deputete do ta vazhdojë punën me intensitet të shtuar në përfaqësimin e gruas dhe fuqizimin e saj edhe në politikë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Ajo e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe shtoi se gratë në institucione duhet të punojnë së bashku me qëllim të arritjes së barazisë në shoqëri.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.