Agjenda e Presidentit Thaçi për sot

Agjenda e Presidentit Thaçi për sot   Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Zëvendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmuş.   Dita: E premte, 22 prill Koha: 10:00 Vendi: Kabineti i Presidentit   Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit *****   Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari. Dita: E premte, 22 prill Koha: 10:30 Vendi: Kabineti i Presidentit Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit

Presidenti i Portugalisë uron presidentin Thaçi, thotë se zgjedhja e tij është një hap i rëndësishëm dhe shenjë inkurajuese për progresin e vendit

Presidenti i Republikës Portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën ai shkroi se zgjedhja e presidentit Thaçi është një hap i rëndësishëm dhe shenjë inkurajuese për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt paqes, stabilitetit, integritetit dhe progresit social dhe ekonomik.

Mbreti Filip i Belgjikës uron presidentin Thaçi

Mbreti Filip i Belgjikës i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën ai u shpreh se në vitet në vijim vullneti politik dhe përpjekjet serioze për të reformuar Kosovën do të jenë të një rëndësie kyçe për të udhëhequr shtetin në rrugën e tij drejt integrimit në BE.

Agjenda e Presidentit Thaçi për sot

Agjenda e Presidentit Thaçi për sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në përurimin e fabrikës për përpunimin e qelqit në Mitrovicë. Dita: E enjte, 21 prillKoha: 12:00Vendi: Parku Industrial Trepça (ish-objekti i Fabrikës së Akumulatorëve në Mitrovicë). ***** Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim Ministrin gjerman të Shtetit për Evropë, Michael Roth, si dhe Sekretarin francez të Shtetit për Çështjet Evropiane, Harlem Désir. Dita: E enjte, 21 prillKoha: 16:15Vendi: Kabineti i PresidentitShënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit

Agjenda e Presidentit Thaçi për datën 20 prill 2016

Agjenda e Presidentit Thaçi për datën 20 prill 2016 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të presë në takim Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.Dita: E mërkurë, 20 prillKoha: 09:00Vendi: Kabineti i PresidentitMediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

This site is registered on wpml.org as a development site.