presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Portugalisë uron presidentin Thaçi, thotë se zgjedhja e tij është një hap i rëndësishëm dhe shenjë inkurajuese për progresin e vendit

Presidenti i Republikës Portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën ai shkroi se zgjedhja e presidentit Thaçi është një hap i rëndësishëm dhe shenjë inkurajuese për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt paqes, stabilitetit, integritetit dhe progresit social dhe ekonomik.

Kjo është letra e urimit që Presidenti i Republikës Portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa, ia ka dërguar presidentit Hashim Thaç:Shkëlqesisë së TijZ. Hashim ThaçiPresident i Republikës së KosovësPRISHTINËZ. President,Me rastin e inaugurimit të Shkëlqesisë Suaj presidenti i Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju shpreh, Shkëlqesia Juaj, në emër të popullit portugez dhe në emrin tim, urimet e ngrohta dhe dëshirat për sukses.Zgjedhja e Shkëlqesisë Suaj përbën një hap të rëndësishëm dhe një shenjë inkurajuese për Republikën e Kosovës në rrugën drejt paqes, stabilitetit dhe progresit social dhe ekonomik. Shpreh shpresën se gjatë mandatit të Shkëlqesisë Suaj mundësi të reja do të gjinden për të zhvilluar dhe thelluar marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit që lidhin dy shtetet tona.Duke ritheksuar urimet e mia të sinqerta, ju lutemi, z. Kryetar, pranoni urimet e mia për mirëqenien e Shkëlqesisë Suaj, si dhe për progresin dhe prosperitetin e Republikës së Kosovës.Marcelo Rebelo de Sousa,President i Republikës Portugeze

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.