presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi në panairin “Prishtina 2016”: MSA-ja, shtytje për integrimin e ekonomisë në tregun e përbashkët evropian

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në hapjen solemne të Panairit Ndërkombëtar “Prishtina 2016”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Presidenti Thaçi tha se organizimi i këtij panairi tashmë është bërë një traditë dhe se çdo vit po rritet për nga masiviteti, cilësia dhe prezenca e larmishme e produkteve. Ky aktivitet promovues, sipas presidentit Thaçi, jep një kontribut me vlerë të veçantë për shkëmbimet tregtare të Kosovës, si me shtetet e rajonit, ashtu edhe më gjerë.I pari i vendit tha se të gjithë duhet ta mbështesin fuqimisht integrimin e Kosovës në tregun e përbashkët të BE-së dhe të përpiqen që të sigurojnë tregje të reja për prodhimet dhe shërbimet kosovare, si dhe për zgjerimin dhe konsolidimin e tregjeve tona ekzistuese.Presidenti Thaçi theksoi se në mesin e 189 shteteve të botës të përfshira në raportet e Bankës Botërore, Kosova renditet në vendin e 66-të në raportin e “Bërjes së Biznesit”, si dhe në vendin e 67-të në atë të “Pagesës së Taksave”.“Renditemi më lart se mesatarja ndërkombëtare, gjë që tregon se ia kemi dalë të ndërtojmë një klimë të përshtatshme për biznesin dhe politika fiskale tërheqëse e konkurruese”, ka thënë presidenti Thaçi.Vendi ynë, sipas presidentit Thaçi, ka shumë nevojë për investime të huaja, por njëkohësisht edhe ofron oportunitete të shumta për sipërmarrësit e huaj. “Në fillim të këtij muaji hyri në fuqi dhe filloi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, që jo vetëm i ka hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe i ka dhënë një shtytje integrimit të ekonomisë në tregun e përbashkët evropian”, tha presidenti Thaçi. Pjesë e Panairit Ndërkombëtar “Prishtina 2016” ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2016” do të jetë i hapur deri më 23 prill dhe në të po i promovojnë produktet e tyre mbi 100 kompani vendore e të huaja.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.