presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti në takim kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Në takim është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të sundimit të së drejtës dhe të integrimeve euroatlantike.

“Presidenca dhe Kuvendi do të vazhdojnë të bashkërendojnë veprimet e tyre për të garantuar funksionim sa më efikas të institucioneve tona. Duhet të shpejtojmë hapin drejt integrimeve në NATO dhe BE”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli theksoi se “Kuvendi është treguar institucion i qëndrueshëm, i gatshëm të shtyjë përpara proceset më të rëndësishme për vendin. Do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional në integrimet euroatlantike”.

Presidenti Thaçi i ka dhënë mbështetje të plotë kryetarit Veseli dhe punës së organit legjislativ të vendit, duke thënë se Kuvendi i Kosovës është vendi ku duhet të adresohen të gjitha shqetësimet e qytetarëve dhe të partive politike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.