presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti ministrin gjerman për Evropë dhe sekretarin francez për çështje evropiane

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Sekretarin francez të Shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Désir, si dhe Ministrin e Shtetit për Evropë të Gjermanisë, Michael Roth.

Presidenti Thaçi ka falënderuar përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, duke thënë se sukseset e Kosovës “i kemi arritur së bashku” dhe se tani Kosova është faktor stabiliteti në rajon.Sekretari Désir u shpreh se Kosova ka shënuar suksese të dukshme dhe se BE-ja tani do të punojë me tërë rajonin për të ndihmuar në procesin e integrimit në familjen evropiane.“Po përgatitemi për Samitin e Parisit, si vazhdim i Procesit të Berlinit, që është konfirmim i përkrahjes së BE-së për rajonin”, u shpreh sekretari Désir.Kurse, ministri Roth tha se vizita në rajon e këtij delegacioni të lartë ka për qëllim të tregojë se Gjermania dhe Franca vazhdojnë të punojnë së bashku që t’i tregojnë Ballkanit Perëndimor se nuk do të lihet anash.“Përkundër krizave me të cilat ballafaqohet BE, ne nuk ju harrojmë”, ka thënë ministri Roth.Presidenti Thaçi u shpreh se Samiti në Paris është konfirmim i kësaj përkrahjeje dhe e këtij bashkëpunimi.Duke folur për zhvillimet në Kosovë, presidenti Thaçi tha se institucionet e Kosovës po hyjnë në një fazë të stabilitetit dhe tashmë është instaluar bindja që dialogu është rruga e vetme.“Dialogu, i brendshëm dhe me fqinjët, është rruga e vetme përpara”, tha presidenti Thaçi.“Do të vazhdojmë dialogun e brendshëm, në mes të të gjitha palëve, por edhe dialogun e jashtëm, me Serbinë dhe me fqinjët, si dhe partnerët tanë. Kosova do t’u qëndrojë prapa obligimeve të saja ndërkombëtare”, u shpreh Presidenti i Republikës së Kosovës.“Presim që Kosova të vlerësohet për këtë. Pas MSA-së, hap i natyrshëm është liberalizimi i vizave për Kosovën”, përfundoi presidenti Thaçi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.