Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër, 23 maj

Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër, 23 maj Nesër (e hënë), në orën 10:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ministrat Memli Krasniqi dhe Bekim Çollaku, viziton kompaninë për prodhimin dhe përpunimin e qumështit “Eurolona”, në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës. Mirëpresim ekipet tuaja!

Presidenti Thaçi nderon historianin Sir Noel Malcolm me dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”

Prishtinë, 20 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot shkrimtarin, historianin, poliglotin, gazetarin dhe akademikun e njohur britanik, Sir Noel Malcolm, analist i çështjeve të Ballkanit dhe autor i librave të shumtë për historinë e shqiptarëve, i cili së fundmi promovoi në Prishtinë edhe librin “Agjentë perandorakë” në gjuhën shqipe.

Agjenda mediale e Presidentit Thaçi për sot, e premte

Agjenda mediale e Presidentit Thaçi për sot, e premte Të nderuar gazetarë,Sot, në orën 09:15, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim z.Noel Malcolm, të cilit ia dorëzon Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit. (Pamje dhe deklarata)*****Sot (20 maj, e premte), Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë trasenë e re në rrugën 6-të, të autostradës “Arbën Xhaferi”.Meqë është vendpunishte, shkuarja dhe kthimi për gazetarë dhe kameramanë organizohet prej Departamentit për Informim dhe Komunikim me Publikun në ZPRK.Vendi dhe ora e nisjes: Parkingu i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00.Mirëpresim ekipet tuaja!

Agjenda e presidentit Thaçi

Nesër (20 maj, e premte), Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë trasenë e re në rrugën 6-të, të autostradës “Arbën Xhaferi”. Meqë është vendpunishte, shkuarja dhe kthimi për gazetarë dhe kameramanë organizohet prej Departamentit për Informim dhe Komunikim me Publikun në ZPRK. Të gjitha mediet e interesuara për ta përcjellë këtë ngjarje duhet t’i dërgojnë sot emrat ose numrin e anëtarëve të ekipeve të tyre, më së largu deri në orën 19:00. Vendi dhe ora e nisjes: Parkingu i Kuvendit, ora 11:00 Konfirmimi në: zprk@president-ksgov.net ose 038 212460 Ju falënderojmë për mirëkuptim!

This site is registered on wpml.org as a development site.