Presidenti Thaçi në Slloveni: Kosova kthen vëmendjen nga konsolidimi ekonomik

Lubjanë, 6 qershor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Sllovenisë, është pritur nga homologu i tij, Borut Pahor, me ç’rast është shprehur se Kosova, pas konsolidimit në planit politik, tani ka kthyer vëmendjen nga zhvillimi ekonomik.
Presidenti Thaçi në vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë, 5 qershor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare dyditore në Slloveni, ku do të pritet nga homologu i tij, presidenti slloven Borut Pahor dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.
Presidenti Thaçi për EurActiv: Pse Kosova dhe Ballkani gjetën lehtësim në rezultatin e zgjedhjeve të Austrisë

Si president i Kosovës, republikës së vogël në Ballkanin Perëndimor, Hashim Thaçi është i pari i cili pranoi të ketë ndjerë lehtësim nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Austri.
Presidenti Thaçi për EurActiv: Pse Kosova dhe Ballkani gjetën lehtësim në rezultatin e zgjedhjeve të Austrisë

Si president i Kosovës, republikës së vogël në Ballkanin Perëndimor, Hashim Thaçi është i pari i cili pranoi të ketë ndjerë lehtësim nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Austri.
Presidenti Thaçi takoi homologun e tij bullgar, flasin për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në samitit e SEECP-së në Bullgari, ka zhvilluar edhe një takim bilateral me homologun e tij bullgar, Rosen Plevneliev.
Presidenti Thaçi në Bullgari: Të ndërtojmë besim dhe të bashkëpunojmë, armiqësitë e popujve të rajonit janë tejkaluar

Sofje, 1 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Sofje të Bullgarisë, e cila sivjet ishte kryesuese e këtij procesi të rëndësishëm për rajonin tonë.
Presidenti Thaçi në Samitin e SEECP-së në Sofje

Prishtinë, 31 maj 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot drejt Bullgarisë ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që do të zhvillojë punimet nesër në Sofje.
Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare Ndërfetare në Kosovë

Është hera e parë që Kosova është nikoqire e dy nobelisteve të paqes dhe kam nderin që sot të ju përshëndes si president i vendit dhe të ju uroj për kontributin e madh që keni dhënë në vendet tuaja por edhe në botë për mesazhin e paqes, dialogut dhe për afirmimin e rolit të gruas në kundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit dhe urrejtjes.
Agjenda mediale e Presidentit Thaçi për sot, e martë

Agjenda mediale e Presidentit Thaçi për sot, e martë Të nderuar gazetarë, Ju njoftojmë se sot (e martë, 31 maj), nga orën 17:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë hapjen e konferencës ndërkombëtare ndërfetare “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit”, e cila po organizohet në kuadër të nismës Interfaith Kosovo. Kjo ngjarje e nivelit të lartë, që sivjet organizohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, ka një agjendë unike me disa pika kryesore, si:· Fjalimet kryesore nga dy laureatë të çmimit nobel, Dr. Shirin Ebadi (fituese nga Irani, në vitin 2003) dhe Tawakkol Karman (fituese nga Jemeni, në vitin 2011);· Ceremonia inauguruese për dhënien e çmimit të Kosovës për dialogun ndërfetar, i cili i jepet Kryetarit të Londrës, Sadiq Khan, si dhe themeluesit të komunitetit Sant’Egidio, ipeshkvit Vincenzo Paglia;· Panelet dhe punëtoritë do të përbëhen nga pjesëmarrës nga organizata botërore ndërfetare, si Fondacioni i Besimit “Tony Blair Faith Foundation”, “Instituti Salam për Paqe dhe Drejtësi”, pastaj nga Fondacioni Berghof, Gratë pa Kufij (Women without Borders), Qendra Doha për Dialog Ndërfetar, etj. Konferenca mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNDP, UN Women, Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Kosovë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Kanadeze në Kroaci – jorezidente për Kosovë, si dhe Fondacioni i Besimit “Tony Blair Faith Foudnation”. Konferencat ndërkombëtare ndërfetare të mbajtura në Kosovë janë ngjarje të mëdha të nismës Interfaith Kosovo që mbledhin aktivistë të shoqërisë civile, liderë fetarë, diplomatë, gazetarë, artistë dhe akademikë për të diskutuar një gamë të gjerë të sfidave me të cilat përballen vendet në sigurimin e pajtimit në periudhat dhe zonat pas konfliktit, si dhe për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në shoqëritë e sotme bashkëkohore. Konferenca do të mbahet në hotelin “Swiss Diamond”, kurse mediet mund ta ndjekin drejtpërdrejt fjalimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe fjalimin e nobelistes nga Irani, Dr. Shirin Ebadi.
Presidenti Thaçi priti përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, diskutuan për rritjen e cilësisë në futboll

Prishtinë, 30 maj 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjakin.