presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, diskutuan për rritjen e cilësisë në futboll

Prishtinë, 30 maj 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjakin.

Vetëm pak ditë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, presidenti Thaçi dhe përzgjedhësi Bunjaki theksuan se, pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA, duhet intensifikuar punët në avancimin e infrastrukturës dhe për rritjen e cilësisë në futboll. “Ju përgëzoj për punën e deritashme. Tani na pret një punë e përbashkët në përmbushjen e të gjitha kritereve përkatëse të UEFA-s dhe të FIFA-s”, ka thënë presidenti Thaçi, duke i uruar suksese përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore me Ishujt Faroe. Në anën tjetër, përzgjedhësi Bunjaki falënderoi presidentin Thaçi për interesimin e vazhdueshëm për futbollin dhe në veçanti për përfaqësuesen e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.