Nesër (20 maj, e premte), Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë trasenë e re në rrugën 6-të, të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Meqë është vendpunishte, shkuarja dhe kthimi për gazetarë dhe kameramanë organizohet prej Departamentit për Informim dhe Komunikim me Publikun në ZPRK.
Të gjitha mediet e interesuara për ta përcjellë këtë ngjarje duhet t’i dërgojnë sot emrat ose numrin e anëtarëve të ekipeve të tyre, më së largu deri në orën 19:00.
Vendi dhe ora e nisjes: Parkingu i Kuvendit, ora 11:00
Konfirmimi në: [email protected] ose 038 212460
Ju falënderojmë për mirëkuptim!