Presidentja Osmani pranon urime nga Presidenti i Italisë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, si dhe presidentët e Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pranuar telegrame urimi nga presidenti italian Sergio Mattarella, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Blerim Vela
Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, sot ka emëruar Shef të Stafit, z. Blerim Vela.
Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Amerikan Kosnett

Presidentja, Dr. Vjosa Osmani, priti në takim Ambasadorin e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett.
Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Shëndetit priti të takim një grup studentësh të mjekësisë

Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit ka pritur sot në një takim një grup studentësh të mjekësisë.
Presidentja Osmani takoi kryeministrin Kurti dhe anëtarët e qeverisë në takimin e parë koordinues ndërinstitucional për politikë të jashtme dhe mbrojtje

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, priti sot në takimin e parë koordinues ndërinstitucional Kryeministrin Albin Kurti, si dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz, Ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, dhe Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia.
Presidentja Osmani: FSK-ja e gatshme për anëtarësim në NATO

Presidentja Vjosa Osmani- Sadriu sot ka pritur në takim komandantin e përgjithshëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me ekipin e gjeneralëve të Forcës.
Presidentja Osmani bëri homazhe tek varri i presidentit dr. Ibrahim Rugova dhe tek memoriali i familjes Jashari në Prekaz

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, me rastin e marrjes së detyrës, sot ka bërë homazhe dhe ka nderuar kujtimin dhe veprën e arkitektit të shtetit dhe pavarësisë, presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Presidentja Osmani ka thënë se ai i ka dhënë politikës dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human dhe njëkohësisht ka arritur që Kosovën dhe sakrificën e popullit të saj ta bëjë të njohur për të gjithë botën. “Mbështetja që ai siguroi për vendin tonë, miqësitë që ai siguroi për shtetin tonë akoma janë ndër bazamentet më të fuqishme të lirisë sonë, të pavarësisë sonë dhe të demokracisë të cilën ende jemi në ndërtim e sipër”, ka thënë presidentja Osmani. Gjatë ditës së sotme, Presidentja Osmani ka bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, në Prekaz.
Presidentja Osmani bashkë me ministrin e Shëndetësisë Vitia vizituan Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë në Sallën “1 Tetori”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, sot kanë vizituar Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, në Sallën “1 Tetori”.
Presidentja Osmani priti në takim nxënësit e Institutit Atomi: Ata janë pamja më premtuese e Kosovës, pasuria dhe perspektiva jonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot ka pritur në takim nxënësit e Institutit ATOMI. Presidentja Osmani ka thënë se e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës do të jenë më mirë kur arsimi të bëhet prioritet në politikbërje e në mendësinë tonë.