presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: FSK-ja e gatshme për anëtarësim në NATO

Presidentja Vjosa Osmani- Sadriu sot ka pritur në takim komandantin e përgjithshëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me ekipin e gjeneralëve të Forcës.

Presidentja Osmani ka përgëzuar FSK-në për punën e deritashme dhe i ka dhënë mbështetje të mëtejme.“Jam shumë e bindur që ashtu siç kanë qenë deri sot, Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtria jonë, do të vazhdojnë të mbesin shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë që qytetarët e kanë në raport me ta. Pikërisht kjo besueshmëri e lartë në raport me Forcën e Sigurisë, ka ndikuar që ajo çdo ditë e më shumë të ec përpara, e çdo ditë e më shumë të na dëshmojë secilit prej nesh, por edhe botës së mbarë që ushtria jonë është e gatshme që të ec drejt anëtarësimit në NATO, si synim i yni strategjik”, ka theksuar Presidentja Osmani.Zonja Osman i ka thënë se si Komandante Supreme e FSK-së, do ta mbështesë atë në në mënyrë që procesi i tranzicionit të bëhet sa më parë që të jetë e mundur.  “Ta kemi mbështetjen e nevojshme buxhetore në mënyrë që ky tranzicion të kompletohet me kohë, e në mënyrë ideale do të ishte nëqoftëse mund ta përfundojmë edhe më herët, dhe natyrisht që të sigurojmë përkrahje sa më të madhe ndërkombëtare edhe për bashkëpunim bilateral që FSK-ja ta ketë dhe ta avancojë me shtetet veç e veç, por edhe siç e thash pjesëmarrje në organizatat shumëpalëshe, e në veçanti aty ku e kemi synimin kryeso”, ka theksuar Presidentja.Ndërkaq gjenerallejtënant Rama ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është një ndër institucionet më të besueshme, falë angazhimit, përkushtimit, disiplinës, profesionalizmit të treguar që nga ushtarët deri te niveli më i lartë. “Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës, na 24/7 jemi të gatshëm që t’ju dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallime”, ka potencuar gjenerallejtënant Rama. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.