Presidentja Osmani bëri homazhe te pllakat përkujtimore të Masakrës në lagjen e Kovaçëve

Mitrovicë, 14 prill 2022 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu në kuadër të vizitës së saj në komunën e Mitrovicës, ka vendosur kurorë lulesh tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve.
Presidentja Osmani u takua me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza

Mitrovicë, 14 prill 2022 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Mitrovicës.
Presidentja Osmani: Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës kundër stigmës dhe pro ngritjes së vetëdijes për drejtësinë e munguar

Në kuadër të 14 prillit – Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, përfaqësues të UN Women, Agjencisë për Barazi Gjinore si dhe organizata që merren me barazinë gjinore.
Intervistë e Presidentes Osmani me Christiane Amanpour në CNN
Presidentja Osmani: 14 Prilli të jetë dita e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë, 14 prill 2022 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 14 prillit – Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë ka pritur në një takim Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës si dhe organizatat joqeveritare të platformës “Bëhu zëri im”, për shënimin e 14 Prillit, dhe në të njëjtën kohë për të filluar edhe zyrtarizimin e këtij procesi nëpërmjet nismës legjislative.
Presidentja Osmani: 14 Prilli të jetë dita e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë, 14 prill 2022 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 14 prillit – Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë ka pritur në një takim Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës si dhe organizatat joqeveritare të platformës “Bëhu zëri im”, për shënimin e 14 Prillit, dhe në të njëjtën kohë për të filluar edhe zyrtarizimin e këtij procesi nëpërmjet nismës legjislative.
Presidentja Osmani priti në takim presidenten e BERZH, Odile Renaud Basso

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim një delegacion të lartë të Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) të udhëhequr nga presidentja e BERZH, Odile Renaud Basso.
Presidentja Osmani përkujtoi 23-vjetorin e Maskarës në Lubizhdë të Hasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Maskarës në Lubizhdë të Hasit në Prizren, kur forca ta regjimit gjenocidal serb ekzekutuan mizorisht 40 burra, gra e fëmijë, teksa gjatë luftimeve ranë 14 dëshmorë të UÇK-së.
Fjala e Presidentes Osmani në konstituimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

Të nderuar të pranishëm mirë se keni ardhur në takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, I nderuar Kryetar i Kuvendit, z. Konjufca, I nderuar Kryeministër, z. Kurti, E nderuara udhëheqëse e USAID në Kosovë, Zeinah Salahi Të nderuar zëvendëskryeministre, ministra, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të institucioneve të pavarura në vend, Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile, Të nderuara media dhe të gjithë ju që jeni prezent, Mirë se vini edhe një herë në takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. Më 9 dhjetor të vitit të kaluar, Kosova me plot meritë u rreshtua pranë vendeve të ftuara nga Presidenti Biden për të qenë pjesë e edicionit të parë të Samitit për Demokraci. Samiti për Demokraci, një nismë jashtëzakonisht e qëlluar në një kohë kur demokracitë anë e mbanë botës janë bërë cak i drejtpërdrejt i tendencave gjithnjë e në ngritje autoritare, është platforma që ka bashkuar vendet nga 4 anët e globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato. Të punosh në drejtim të fuqizimit të demokracisë dhe përhapjes së vlerave demokratike, do të thotë të punosh për ruajtjen e shtyllave mbi të cilat janë ndërtuar shoqëritë moderne, prosperuese e filozofia e të cilave është e përqendruar në ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Kosova është sot një shembull i një demokracie të mirëfilltë, por edhe shembull i një vendi që vazhdimisht punon për përmirësimin e nivelit të demokracisë duke u fokusuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të saj, por edhe duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë si një partnere e besueshme në rrafshin rajonal dhe atë ndërkombëtar. Siç e kam thënë edhe në fjalimin në emër të Republikës së Kosovës në Samitin për Demokraci – Demokracia është në themelet e shoqërisë sonë, ajo është e rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe për të drejtat e njeriut. Por aq sa ka rëndësi rrugëtimi ynë i deritashëm, po kaq i rëndësishëm e strategjik është rrugëtimi ynë i mëtutjeshëm. Ngjarjet në Evropë sot, por edhe në vende të ndryshme në botë, na dëshmojnë se demokracia kurrë nuk është një projekt i përfunduar. Përkundrazi, demokracia kërkon që vazhdimisht të mirëmbahet, në mënyrë që të sofistikohet, të avancohet dhe të mbrohet. Në këtë frymë, si dhe konform zotimeve të Republikës së Kosovës që i kemi paraqitur gjatë Samitit për Demokraci, jemi angazhuar për themelimin e një këshilli koordinues nëpërmjet të cilit jo vetëm se do të angazhohemi për përmbushjen e zotimeve ashtu siç janë prezantuar në Samitin për Demokraci, por edhe do të punojmë së bashku për të garantuar respektimin e plotë të standardeve demokratike në çdo proces tjetër strategjik për vendin dhe për qytetarët tanë. Respektivisht, ky Këshill të cilin e kam themeluar do të shërbej si forum i lartë koordinues, qëllimi parësor i të cilit është koordinimi dhe menaxhimi i punës në drejtim të përmbushjes së zotimeve të Republikës së Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, si dhe përmbushjes së zotimeve tjera të institucioneve që ndërlidhen me forcimin e sundimit të ligjit, forcimin e demokracisë, forcimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare, avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mediat. Andaj, në fund të muajit të kaluar, me dekret kam themeluar Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, që është një ndër zotimet tona me qëllim të mbështetjes së punës së mbarë institucioneve në përmbushjen e detyrave të tyre. Por, njëkohësisht, ky Këshill është edhe garanca jonë për angazhimin e bashkërendimin sistematik e institucional në drejtim të përmbushjes së zotimeve edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më vjen jashtëzakonisht mirë që ky Këshill reflekton në strukturën e vet 3 shtyllat kryesore të zotimeve që i kemi bërë më 9 dhjetor, respektivisht: Shtylla e parë: sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, Shtylla e dytë: luftimin e autoritarizmit, Shtylla e tretë: avancimi i të drejtave të njeriut, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Si rezultat, ne kemi sot të ulur për rreth kësaj tryeze: 1.1. Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si Anëtar i Këshillit; 1.2. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, po ashtu si Anëtar i Këshillit; 1.3. Zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si Anëtare e Këshillit; 1.4. Ministrin e Punëve të Brendshme, si Anëtar i Këshillit; 1.5. Ministren e Drejtësisë, si Anëtare e Këshillit; 1.6. Avokatin e Popullit, si Anëtar të Këshillit; 1.7. Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si Anëtar i Këshillit; 1.8. Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si Anëtar i Këshillit; 1.9. Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si Anëtar i Këshillit; 1.10.Kryesuesin e Këshillit Konsultativ për Komunitete, si Anëtar të Këshillit; 1.11.Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si Anëtar të Këshillit; 1.12.Kryeshefen e Agjencisë për Barazi Gjinore, si Anëtare e Këshillit; Si dhe, 3 përfaqësues nga shoqëria civile, të cilët po ashtu janë anëtarë të Këshillit, përfaqësojnë fushën e sundimit të ligjit, demokratizimin dhe barazinë gjinore. Dy përfaqësues tashmë janë përzgjedhur në një proces të hapur, dhe nëpërmjet një konkursi, kurse për të tretin votimi është në proces në kuadër të platformës së shoqërisë civile Civikos, dhe që nga takimi i radhës do të na bashkohet edhe anëtari i tretë i përzgjedhur nga vet shoqëria civile. Përbërja e Këshillit mund të zgjerohet duke përfshirë edhe anëtarë tjerë në mënyrë që të sigurojmë gjithëpërfshirjen dhe zbatimin e përpiktë të zotimeve të bëra gjatë Samitit për Demokraci. Të gjithë që jemi prezent jemi çdo ditë në shërbim të demokracisë dhe secili prej nesh kemi mundësinë, mandatin, dhe platformat e nevojshme në dispozicion për të kontribuar drejtpërdrejt në përmbushjen e këtyre zotimeve. Më duhet të them që jam jashtëzakonisht e lumtur për faktin që prej takimit të parë të këtij Këshilli ne kemi mundësinë që të raportojmë për rezultate tejet pozitive e të arritura përmbajtjesore qysh në 3 mujorin e
Presidentja Osmani e kujton në 23 vjetorin e rënies: Heroi Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar në 23 vjetorin e rënies heroin Agim Ramadani.