presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujtoi 23-vjetorin e Maskarës në Lubizhdë të Hasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Maskarës në Lubizhdë të Hasit në Prizren, kur forca ta regjimit gjenocidal serb ekzekutuan mizorisht 40 burra, gra e fëmijë, teksa gjatë luftimeve ranë 14 dëshmorë të UÇK-së.

“Sikurse në çdo anë të Kosovës ku kanë ndodhur masakrat, edhe në Lubizhdë, dëshmitë flasin për barbarinë e regjimit gjenocidal serb. Martirët dhe dëshmorët janë kujtesa jonë e përhershme, ata mbi gjakun e të cilëve u bë liria dhe u ndërtua shteti. Synim i yni do të jetë vendosja  e drejtësisë për ta”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.