Presidentja: Në Ditën e Presidentit nderuam arkitektin e shtetit të pavarur të Kosovës, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, me rastin e 24 majit, Ditës së Presidentit, ka nderuar arkitektin e shtetit të pavarur të Kosovës, nismëtarin e jetës demokratike e të angazhimit plural politik, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën.
Presidentja Osmani ka vizituar sot komunën e Junikut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të ciklit të vizitave nëpër komuna, ka vizituar sot komunën e Junikut, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, z. Ruzhdi Shehu.
Fjala e Presidentes Osmani në manifestimin e shënimit të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut

Junik, 23 maj 2022 – Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është mbajtur manifestimi për shënimin e 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut, ku të pranishëm ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu dhe shumë personalitete të jetës politike e kulturore në vend. Në vijim gjeni të plotë fjalën e Presidentes Osmani, mbajtur me këtë rast: I nderuar President i Republikës së Shqipërisë, miku ynë i madh z. Ilir Meta! I nderuar kryetar i Junikut, zoti Shehu! Të nderuar përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, të heronjve, invalid të luftës të Ushtrisë sonë çlirimtare, Të nderuar deputetë, ministra, Qytetarë të dashur të Junikut, të Kosovës e të Shqipërisë Është kënaqësi e madhe që brenda harkut kohor prej dy vjetësh të mund të rikthehem në qytetin tuaj të bukur, për të shënuar së bashku me ju njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, Kuvendin e Junikut. Kjo kënaqësi bëhet edhe më e madhe ngase sivjet vijmë këtu për të shënuar një jubile të rëndësishëm të këtij kuvendi, pra 110-vjetorin e tij. Aq më tepër që, këtë përvjetor po e shënojmë si në kohën e Kuvendit, me përfaqësues të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, nga Shqipëria, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga Lugina e Preshevës e natyrisht edhe nga Republika e Kosovës këtu në Junik. Të dashur qytetarë të Junikut! Në historinë e popujve të lashtë, sikurse ky yni, ekzistenca e të cilëve matet me mijëvjeçarë, 110 vjet histori nuk janë edhe shumë. Por, në historitë mijëvjeçare të popujve janë disa ngjarje të cilat gjithmonë bartin mesazh frymëzues, ngase arrijnë që copëzat e historisë t’i ndërlidhin në harkun e ambicieve të tyre. Kuvendi i Junikut, i mbajtur më 21-25 maj 1912, në kohën e vlimeve të mëdha dhe përpjekjeve të pafundme të popullit shqiptar për liri e pavarësi dhe synimet grabitqare të fqinjëve shënon jo vetëm ngjarje të rëndësishme historike, por edhe shembull të artikulimit të qartë politik të kërkesave të popullit tonë për liri, duke i artikuluar ato në një platformë të pastër kombëtare, e cila përfshiu tri dimensione të rëndësishme: atë nacionale, politike dhe ushtarake. Prandaj, sot kur po e shënojmë bashkërisht 110-vjetorin e këtij kuvendi është koha t’i rikujtojmë me pietet pjesëmarrësit e tij dhe t’u përulemi për vizionin e tyre atdhetar, thellësinë e mendimit dhe urtinë e veprimit, t’i falënderojmë ata për orientimin e pastër kombëtar dhe platformën politike që e krijuan. Ajo qe një gurë me peshë në përpjekjen për pavarësi të trojeve shqiptare. Të nderuar pjesëmarrës! Kuvendi i Junikut u mbajt në një moment vendimtar të historisë së popullit shqiptar dhe u dha krahë përpjekjeve të tij për mëvetësim. Prandaj, ai hyn në rrjedhën e ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, duke qenë se ofroi platformë të qartë për lirinë e tij. Në mënyrë të mahnitshme, më 21-25 maj të vitit të pavarësisë, përfaqësues trevash të ndryshme shqiptare, të vilajeteve të atëhershme, u mblodhën bashkë, në këtë vend të qëndresës historike, të cilën e simbolizojnë sot kullat e gurta, kaq të bukura, të cilat ju po i ruani me kujdes, për ta hartuar platformën e parë nacionale për Shqipërinë e mosvarme. Të prirë nga ideologu i çështjes shqiptare, Hasan Prishtina, dhe të përkrahur nga më shumë se 250 delegatët e trevave shqiptare, përfaqësues të vilajeteve e sanxhaqeve shqiptare si Shkodra e Elbasani, Kuvendi i Junikut paraqet platformë të fuqishme politike, ushtarake dhe kulturore për jetësimin e shtetit të pavarur shqiptar. Ai u dha shtysë të jashtëzakonshme përpjekjeve për çlirim kombëtar. Kuvendi i fuqizoi këto përpjekje në disa dimensione: Së pari, kuvendi luajti rol të jashtëzakonshëm në bashkërendimin e përpjekjeve të popullit shqiptar për organizimin e kryengritjes ushtarake në shkallë kombëtare. Thirrja e bërë popullit shqiptar për t’u bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar ishte vendimtare për të qendërzuar e përbashkuar përpjekjet për liri. Ai krijoi një komitet të vetëm, i cili pastaj do ta drejtonte luftën. Vetë Kuvendi arriti që të bënte të qartë se vetëdija kombëtare ishte ngritur në nivel të lartë dhe se çfarëdo përpjekje për ta zbehur vendosmërinë e shqiptarëve për liri vetëm do ta homogjenizonte edhe më shumë atë. Porse, Kuvendi i Junikut nuk i përbashkoi vetëm figurat ushtarake. Ai i përbashkoi edhe përpjekjet për veprim të matur e të vendosur politik. Përveçse e artikuloi qartë vendosmërinë e shqiptarëve për vazhdim me çdo çmim të luftës e të përpjekjeve për liri, Kuvendi e miratoi edhe programin politik për njohjen e autonomisë, si hap të parë drejt pavarësisë së vilajeteve shqiptare si dhe mori vendim që flamuri kombëtar të ngritej gjithandej trojeve shqiptare. Kuvendi mëtej i tejkaloi kufijtë e një kuvendi në thelb të të cilit qëndron përpjekja për konsolidim të përpjekjeve për liri dhe ofroi edhe një platformë të qartë kulturore krahas asaj politike. Ai e ripohoi zëshëm orientimin perëndimor të popullit shqiptar duke këmbëngulur që gjuhë zyrtare në trevat shqiptare të jetë gjuha shqipe dhe duke ripohuar qëndrimin e njerëzve të dijes e të kulturës, se ne duhej në vendin tonë ta përdorim alfabetin shqiptar me shkronja latine. Kësisoj Kuvendi shënoi edhe një orientim të qartë properëndimor, orientim të cilin shqiptarët e kanë dëshmuar përgjatë shekujve në pikat vendimtare të historisë së tyre. Të dashur qytetarë të Junikut, Të nderuar pjesëmarrës, Kuvendi i Junikut shënon jo vetëm datë historike e datë rikujtimi. Ai shënon pikë orientimi për veprimin politik e kulturor e për jetësim të pikësynimeve tona kombëtare. Ai shërbeu edhe si udhe rrëfim për shumë vajza e djem që dhanë jetën për atdhe përfshirë edhe vajzat dhe djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që luftuan për lirinë e për pavarësinë tonë. Urtia, përkushtimi e trimëria e pjesëmarrësve të Kuvendit të Junikut e sidomos largpamësia e tyre politike kulturore në ato kohë të zymta për ne janë pikë reference e vazhdueshme së cilës duhet t’i kthehemi vazhdimisht dhe nga e cila duhet të mësoj secili prej nesh. Si institucione, si njerëz të

Presidentja Osmani priti në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren Heleni Vakali

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu priti sot në takim njoftues shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë, ambasadoren Heleni Vakali.
Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të Komisionit të Venecias

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga raportuesja znj. Grainne McMorrow, zëvendës sekretari z. Schnutz Dürr, si dhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, z. Frank Power.
Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të FSK- së

I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj, I nderuar zëvendëskomandant i FSK-së, gjeneral Cikaqi, E nderuar gjeneralbrigade Irfete Spahiu, Të nderuar rekrutë, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Ushtrisë sonë, Shumë të nderuar familjarë të rekrutëve të cilët sot na bëjnë krenar të gjithëve, Të nderuar të pranishëm, Të nderuar përfaqësues të NALT-it dhe partnerëve tanë, Brenda pak muajsh jam sërish në mesin tuaj për ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të rinj. Kjo më bën nder dhe më bën krenare që ushtria jonë po i shton radhët me vajza e djem të rinj, të cilët atdhedashurinë po e transfromojnë në profesionalizëm. Ju po e jetësoni çdo ditë e më tepër ëndrrën e brezave që përpos shtetit, donin ta kenë edhe ushtrinë, e cila do të jetë në funksion të mbrojtjes së vendit e në funksion të mbrojtjes së integritetit territorial e çdo cepi Kosovës sonë. Sikurse dikur djemtë e vajzat e UÇK-së që bartën mbi supe idealin e lirisë sonë, sot ju mbani mbi supet tuaja idenë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Për nëntë javë të trajnimit, rekrutët, të cilët po certifikohen sot kanë dëshmuar shkathtësi, përgatitje dhe profesionalizëm, të udhëhequr nga instruktorë të zot të ushtrisë sonë. Sot FSK-së po i shtohen edhe 257 rekrutë të certifikuar, vajza e djem, me të cilët Forca jonë po rritë numrin e pjesëtarëve të saj në mbi 3000. FSK-ja ka krijuar mundësinë për shanse të barabarta, ndaj i inkurajoj vajzat e gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e ushtrisë sonë edhe më tutje. Suksesin e dëshmuar në shumë fusha të tjera, e kanë mundësinë ta tregojnë edhe duke e veshur uniformën e FSK-së. Me këtë numër të rekrutëve, FSK-ja, gjithnjë e më shumë po zhvillohet konform standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive më moderne në botë. Kjo tregon se e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta, teksa FSK-ja po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të fazës së tranzicionit. Në kohën kur paqja globale po sfidohet gjithnjë e më tepër dhe kur tendencat autoritariste po ngrenë krye, forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse është domosdoshmëri. Unë kam besim në profesionalizmin e ushtarëve tanë dhe jam e sigurt se këta rekrutë që kemi përpara dhe të tjerët që e kanë kaluar këtë rrugë më herët janë të gatshëm që kurdo që Republikës sonë t`i bëhen mbrojtës. Agresioni i Rusisë këto ditë po tregon gjithmonë do të gjinden forca që duan ta shkatërrojnë paqen dhe duan ta cenojnë lirinë dhe të drejtën e kombeve për të jetuar të lirë. Ne e kemi provuar të njëjtën gjë më parë, prandaj, nuk do të ndalemi asnjëherë që ushtrinë tonë ta përgatisim sa më mirë, ta rrisim sa më shumë në mënyrë që ajo të jetë e gatshme jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë, por edhe një partnere e ushtrive aleate në NATO, aleancë në të cilën synojmë ta anëtarësojmë Republikën e Kosovës. Anëtarësimi në NATO është domosdoshmëri dhe i ndihmon paqes dhe stabilitetit rajonal. FSK-ja çdo ditë e më tepër po shndërrohet në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s, falë këmbëngulësisë së pjesëtarëve të saj dhe mbështetjes së përhershme edhe nga institucionet e vendit por edhe nga aleatët tanë perëndimorë, e para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, një falënderim i veçantë për ShBA-të dhe të gjithë aleatëve tanë të cilët po ndihmojnë në rritjen e profesionalizimin e FSK-së dhe ngritjes së kapaciteteve të saj! Të nderuar rekrutë dhe ushtarë, Sot karriera juaj profesionale po merr një drejtim të ri. Ju nuk jeni ata që ishit dje, por jeni bërë ata që do të duhet të jeni nesër. Të gatshëm për t`iu përgjigjur çdo situate, të motivuar dhe të përkushtuar kurdo që atdheu ka nevojë për ju. Detyra juaj nuk është e lehtë, por është sa me peshë të madhe, po aq edhe fisnike. Nuk ka nder më të madh në jetë se sa t`i bëhesh mbrojtës atdheut. Unë kam besim të plotë në përgatitjen tuaj, sikurse besoj se angazhimi juaj në ushtri do ta ketë referencën e përhershme: atdheu mbi të gjitha! Të nderuar rekrutë të certifikuar, me ju sot nuk e po e rrisim vetëm numrin e efektivëve të ushtrisë sonë, por edhe sigurinë dhe garancinë për një të tashme e të ardhme më të mirë. Sytë tanë sot janë nga ju. Shpresa jonë është e varur te ju. Synimi ynë është paqja dhe nuk duhet të lejojmë që ajo të na cenohet nga askush. Objektivi ynë është BE-ja, është NATO-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ku Kosova e meriton të jetë të cilat e forcojnë edhe më tej subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë, krahas forcimit të komponentës së mbrojtjes dhe të sigurisë. Në cilësinë e Komandantes Supreme të kësaj ushtrie, ju falënderoj rekrutë të dashur, të gjithë instruktorët tuaj, strukturën komanduese të FSK-së si dhe familjet tuaja të cilët ju kanë nderuar edhe ju e gjithë shtetin duke ju përkrahur në çdo hap dhe ju do t’i shërbeni shtetit po ashtu në çdo hap me punën që do e bëni. Pres nga ju përkushtim dhe angazhim maksimal në përmbushjen e përgjegjësive që burojnë nga misioni fisnik i juaji në mbrojtje të atdheut! Zoti e bekoftë Forcën e Sigurisë së Kosovës! Zoti e bekoftë Republikën tonë! Ju faleminderit!
Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të FSK-së

Presidentja Osmani priti në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë nga të dy vendet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, znj. Vitore Tusha, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka-Nimani dhe një delegacion të përbërë nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë nga të dy vendet.
Fjalimi i Presidentes Osmani në konferencën e nivelit të lartë “Ditët e Energjisë së Gjelbër 2022”

Të nderuar të pranishëm, Përfaqësues të institucioneve nga Kosova dhe rajoni, Të nderuar përfaqësues të akademisë, shoqërisë civile dhe mediave, Përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, Zonja dhe Zotërinj, Kam kënaqësinë që të hapim sot konferencën e cila shënon Ditët e Gjelbra dhe e cila ka në qendër të vëmendjes angazhimin e institucioneve, të shoqërisë civile si dhe akterëve të tjerë relevant në Kosovë dhe në rajon në drejtim të përmbushjes së objektivave të Agjendës së Gjelbër. Realiteti i ri është që agjenda e gjelbër tashmë është bërë pjesë e çdo diskutimi, por po ashtu e çdo politike ndërsektoriale dhe shkon shumë përtej fokusit ekskluziv të sektorit të energjisë dhe të mjedisit, siç edhe ka qenë praktika ndër vite. Sot, prandaj dua të falënderoj në radhë të parë shoqërinë civile dhe aktivistët e shumtë, në veçanti aktivistët e ambientit, për faktin që janë siguruar por edhe të angazhohen në drejtim të asaj që politikbërja, por dhe ligjbërja në vendin tonë të shkojë në favor të avancimit të agjendës së gjelbër. Andaj sot, ju them faleminderit juve që jeni në këtë sallë, por edhe shumë të tjerëve që nuk janë sot me ne, për angazhimin, për punën e palodhshme, por mbi të gjitha, për besimin e palëkundur në këtë kauzë. Këto nuk janë kohë të lehta. Përkundrazi, janë ditë e kohë mjaft sfiduese si për Kosovën ashtu edhe për Evropën e përtej. Lufta në Ukrainë pasoi krizën energjetike në Evropë duke e thelluar atë akoma më shumë e duke na vënë përballë pikëpyetjeve të shumta rreth garantimit të sigurisë energjetike. Largimi i gazit rus nga sistemi energjetik i vendeve të BE-së natyrisht që është vendimi më i duhur e më strategjik i ditëve tona. Por, varshmëria e madhe e ndërtuar ndër vite nga gazi rus i disa prej vendeve të BE-së e sjell tërë kontinetin në një situatë vendimtare kur duhet të bëhen zgjidhje të shpejta, të mençura, e të cilat po aq sa e ndikojnë në sektorin ekonomik e energjetik, po aq përçojnë edhe mesazh të qartë gjeopolitik. E përderisa Evropa duhet të gjej balancin e duhur në mes të zgjidhjeve të shpejta për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike, e paralelisht me këtë të sigurohet të mos rrezikoj objektivat e dekarbonizimit dhe veprimit klimatik, sfidat në vendin tonë, por edhe në tërë rajonin tonë mbesin po kaq serioze. Varshmëria nga linjiti ka qenë sinonim i sistemit energjetik në vendin tonë për një kohë tepër të gjatë. Edhepse kjo na ka mbrojtur deri në një masë përballë zhvillimeve të fundit në tregjet energjetike, po kaq na ka dëshmuar se sa problematike është mungesa e diversifikimit të burimeve energjetike. Si rezultat i prishjes së termocentraleve tona tashmë jashtëzakonisht të vjetërsuara, vendi ynë u detyrua të orientohet drejt importeve. Së bashku me importet e energjisë elektrike u importuan edhe çmimet e larta të rrymës dhe jo vetëm. Ky ishte çmimi i lartë që Kosova pagoi këtë dimër si pasojë e mungesës së diversifikimit të burimeve energjetike. Mirëpo, varshmëria nga qymyri po kaq shumë ka ndikuar në mjedisin dhe në shëndetin tonë ndër vite. Respektivisht, ka ndikuar dukshëm në ndotjen e ajrit, natyrës, e po ashtu edhe të ujit, edhe rrjedhimisht ka ndikuar po aq shumë negativisht në shëndetin tonë. Pasojat po i shohim çdo ditë e ato sa vijnë e bëhen edhe më serioze. Fatkeqësisht, për shumë gjatë, sektori i energjisë është parë si një sektor i izoluar, duke refuzuar të kuptohet ndërlidhshmëria e ngushtë që ai ka me shëndetin e ekonomisë, me shëndetin e mjedisit dhe me shëndetin tonë. Faktet dhe statistikat flasin ndryshe. Tejkalimi alarmant i nivelit të grimcave, numri i lartë i sëmundjeve respirative, ambientet publike të ngulfatura nga pluhuri dhe kaosi urban janë rezultat i drejtpërdrejt I neglizhencës në drejtim të prioritizimit të mbrojtjes së mjedisit. Këto janë rezultat i politikave të gabuara e të vonuara për një kohë të gjatë në sektorin e energjisë dhe të mjedisit. Sot e kemi mundësinë që t’i bëjmë gjërat ndryshe. Në një momentum kaq vendimtar për të ardhmen e energjisë në vendin tonë e përtej, ne e kemi mundësinë që t'i bëjmë gjërat shumë më mirë se sa që kanë qenë deri më tani. Prandaj, unë besoj shumë në agjendën e gjelbër dhe do të punojmë së bashku për ta ndihmuar atë në mënyrë që të jetësohet në vendin tonë gjatë viteve në vijim. Përgjatë fjalimit sot nuk do të flas për shifra, për ligje, e për të gjeturat nga hulumtimet akademike e shkencore si dhe ato që i keni bërë ju që jeni sot në këtë sallë. Nganjëherë pamjet flasin më shumë se sa numrat, më shumë se sa çdo fjalë e çdo statistikë. Mbi të gjitha, sot po ashtu i kemi të ftuar ekspertët e fushave të cilët do të na japin një pasqyrë më të qartë gjatë orëve në vijim. Por, sot jam këtu për të përçuar mesazhin e qartë se përkundër faktit se e tashmja mund të duket tejet sfiduese, të ardhmen duhet ta kemi të qartë: e ardhmja është e gjelbër dhe e qëndrueshme. Në këtë drejtim ne kemi nevojë për zgjidhje të shpejta, të guximshme, të mençura e të përballueshme. E përderisa modalitetet për arritjen e këtyre objektivave mund të variojnë dhe jo të gjithë i shohim njësoj, ne duhet ta kemi të qartë se tashmë opsionet për investime për të cilat nuk do të pendohemi janë para nesh. Të tilla janë investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe në aplikimin e masave të efiçiencës së energjisë. Andaj, deri sa i identifikojmë skenaret afatgjata për zhvillimin e sektorit të energjisë, këto janë disa prej përgjigjeve që i kemi të gatshme tani. Por, në këtë rrugëtim nuk ia dalim të vetëm. Prandaj dua të theksoj e të ritheksoj rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal në përballje me këto sfida. Është folur e është shkruar shumë në këtë drejtim. Por nëse nuk dëshmohemi me politika e me vepra proaktive, do të jetë tregu ai që do të na dërgoj mesazhe të qarta