Fjalimi i Presidentes Osmani në konferencën e nivelit të lartë “Ditët e Energjisë së Gjelbër 2022”

Të nderuar të pranishëm, Përfaqësues të institucioneve nga Kosova dhe rajoni, Të nderuar përfaqësues të akademisë, shoqërisë civile dhe mediave, Përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë,  Zonja dhe Zotërinj, Kam kënaqësinë që të hapim sot konferencën e cila shënon Ditët e Gjelbra dhe e cila ka në qendër të vëmendjes angazhimin e institucioneve, të shoqërisë civile si dhe akterëve të tjerë relevant në Kosovë dhe në rajon në drejtim të përmbushjes së objektivave të Agjendës së Gjelbër. Realiteti i ri është që agjenda e gjelbër tashmë është bërë pjesë e çdo diskutimi, por po ashtu e çdo politike ndërsektoriale dhe shkon shumë përtej fokusit ekskluziv të sektorit të energjisë dhe të mjedisit, siç edhe ka qenë praktika ndër vite.  Sot, prandaj dua të falënderoj në radhë të parë shoqërinë civile dhe aktivistët e shumtë, në veçanti aktivistët e ambientit, për faktin që janë siguruar por edhe të angazhohen në drejtim të asaj që politikbërja, por dhe ligjbërja në vendin tonë të shkojë në favor të avancimit të agjendës së gjelbër. Andaj sot, ju them faleminderit juve që jeni në këtë sallë, por edhe shumë të tjerëve që nuk janë sot me ne, për angazhimin, për punën e palodhshme, por mbi të gjitha, për besimin e palëkundur në këtë kauzë.  Këto nuk janë kohë të lehta. Përkundrazi, janë ditë e kohë mjaft sfiduese si për Kosovën ashtu edhe për Evropën e përtej. Lufta në Ukrainë pasoi krizën energjetike në Evropë duke e thelluar atë akoma më shumë e duke na vënë përballë pikëpyetjeve të shumta rreth garantimit të sigurisë energjetike. Largimi i gazit rus nga sistemi energjetik i vendeve të BE-së natyrisht që është vendimi më i duhur e më strategjik i ditëve tona. Por, varshmëria e madhe e ndërtuar ndër vite nga gazi rus i disa prej vendeve të BE-së e sjell tërë kontinetin në një situatë vendimtare kur duhet të bëhen zgjidhje të shpejta, të mençura, e të cilat po aq sa e ndikojnë në sektorin ekonomik e energjetik, po aq përçojnë edhe mesazh të qartë gjeopolitik.  E përderisa Evropa duhet të gjej balancin e duhur në mes të zgjidhjeve të shpejta për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike, e paralelisht me këtë të sigurohet të mos rrezikoj objektivat e dekarbonizimit dhe veprimit klimatik, sfidat në vendin tonë, por edhe në tërë rajonin tonë mbesin po kaq serioze.  Varshmëria nga linjiti ka qenë sinonim i sistemit energjetik në vendin tonë për një kohë tepër të gjatë. Edhepse kjo na ka mbrojtur deri në një masë përballë zhvillimeve të fundit në tregjet energjetike, po kaq na ka dëshmuar se sa problematike është mungesa e diversifikimit të burimeve energjetike. Si rezultat i prishjes së termocentraleve tona tashmë jashtëzakonisht të vjetërsuara, vendi ynë u detyrua të orientohet drejt importeve. Së bashku me importet e energjisë elektrike u importuan edhe çmimet e larta të rrymës dhe jo vetëm. Ky ishte çmimi i lartë që Kosova pagoi këtë dimër si pasojë e mungesës së diversifikimit të burimeve energjetike. Mirëpo, varshmëria nga qymyri po kaq shumë ka ndikuar në mjedisin dhe në shëndetin tonë ndër vite. Respektivisht, ka ndikuar dukshëm në ndotjen e ajrit, natyrës, e po ashtu edhe të ujit, edhe rrjedhimisht ka ndikuar po aq shumë negativisht në shëndetin tonë. Pasojat po i shohim çdo ditë e ato sa vijnë e bëhen edhe më serioze. Fatkeqësisht, për shumë gjatë, sektori i energjisë është parë si një sektor i izoluar, duke refuzuar të kuptohet ndërlidhshmëria e ngushtë që ai ka me shëndetin e ekonomisë, me shëndetin e mjedisit dhe me shëndetin tonë. Faktet dhe statistikat flasin ndryshe. Tejkalimi alarmant i nivelit të grimcave, numri i lartë i sëmundjeve respirative, ambientet publike të ngulfatura nga pluhuri dhe kaosi urban janë rezultat i drejtpërdrejt I neglizhencës në drejtim të prioritizimit të mbrojtjes së mjedisit. Këto janë rezultat i politikave të gabuara e të vonuara për një kohë të gjatë në sektorin e energjisë dhe të mjedisit.  Sot e kemi mundësinë që t’i bëjmë gjërat ndryshe. Në një momentum kaq vendimtar për të ardhmen e energjisë në vendin tonë e përtej, ne e kemi mundësinë që t'i bëjmë gjërat shumë më mirë se sa që kanë qenë deri më tani. Prandaj, unë besoj shumë në agjendën e gjelbër dhe do të punojmë së bashku për ta ndihmuar atë në mënyrë që të jetësohet në vendin tonë gjatë viteve në vijim. Përgjatë fjalimit sot nuk do të flas për shifra, për ligje, e për të gjeturat nga hulumtimet akademike e shkencore si dhe ato që i keni bërë ju që jeni sot në këtë sallë. Nganjëherë pamjet flasin më shumë se sa numrat, më shumë se sa çdo fjalë e çdo statistikë. Mbi të gjitha, sot po ashtu i kemi të ftuar ekspertët e fushave të cilët do të na japin një pasqyrë më të qartë gjatë orëve në vijim. Por, sot jam këtu për të përçuar mesazhin e qartë se përkundër faktit se e tashmja mund të duket tejet sfiduese, të ardhmen duhet ta kemi të qartë: e ardhmja është e gjelbër dhe e qëndrueshme. Në këtë drejtim ne kemi nevojë për zgjidhje të shpejta, të guximshme, të mençura e të përballueshme. E përderisa modalitetet për arritjen e këtyre objektivave mund të variojnë dhe jo të gjithë i shohim njësoj, ne duhet ta kemi të qartë se tashmë opsionet për investime për të cilat nuk do të pendohemi janë para nesh. Të tilla janë investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe në aplikimin e masave të efiçiencës së energjisë. Andaj, deri sa i identifikojmë skenaret afatgjata për zhvillimin e sektorit të energjisë, këto janë disa prej përgjigjeve që i kemi të gatshme tani.  Por, në këtë rrugëtim nuk ia dalim të vetëm. Prandaj dua të theksoj e të ritheksoj rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal në përballje me këto sfida. Është folur e është shkruar shumë në këtë drejtim. Por nëse nuk dëshmohemi me politika e me vepra proaktive, do të jetë tregu ai që do të na dërgoj mesazhe të qarta

Presidentja Osmani takoi ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss. Presidentja Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme.

This site is registered on wpml.org as a development site.