presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu e ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Karin Hernmarck për të diskutuar zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon dhe bashkëpunim në avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurise.

Ambasadorja Hernmarck e ka njoftuar Presidenten Osmani për vendimin e qeverisë suedeze për të aplikuar për anëtarësim në NATO, duke përmendur si shkas kërcënimin e sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë.

Presidentja e përgëzoi ambasadoren Hernmack për vendimin e marrë nga qeveria suedeze, duke theksuar se ky hap do të kontribuojë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në kontinent dhe botë. 

Më tej, Presidentja Osmani gjithashtu kërkoi mbështetjen e Suedisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke potencuar se Kosova është e përkushtuar që t’i bashkohet strukturave euro-atlantike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.