Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Korishës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Korishës, në të cilën forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, e në mesin e tyre 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

Presidentja Osmani takoi Kryeministren e Lituanisë, Ingrida Šimonytė

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Lituani, sot është pritur në takim nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Šimonytė. Të dy bashkëbisedueset kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore, dhe kanë konfirmuar angazhimin për thellimin e tyre, posaçërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Presidentja Osmani është pritur nga Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, në fillim të vizitës së saj zyrtare në Lituani, është pritur nga Presidenti i Republikës së Lituanisë, Gitanas Nausėda me të cilin u diskutua hapja e kapitujve të ri të partneritetit në mes të dy vendeve. Presidentja Osmani ka përmendur historinë e gjatë të popujve tanë në rezistencën e guximshme kundër okupatorëve si dhe kontributin e vendeve tona për një Evropë më paqësore dhe të sigurt. “Sot Lituania e përkrahë Kosovën në aspiratat euro-atlantike dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ndërkaq së bashku qëndrojmë kundër luftës gjenocidale të Rusisë në Ukrainë. ”, ka thënë Presidentja Osmani. Ndër të tjera, të dy presidentët kanë diskutuar edhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimit tregtar. Presidentja Osmani e ka informuar homologun e saj për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke kërkuar përkrahjen e Lituanisë për këtë proces si dhe për integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO. Presidenti Nausėda ritheksoi përkrahjen e fuqishme të Lituanisë për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe për integrimin euro-atlantik të vendit tonë. Gjatë qëndrimit në Lituani, Presidentja Osmani do të realizojë takime edhe me Kryeministren e vendit, Ingrida Šimonytė si dhe Kryetaren e Kuvendit Viktorija Čmilytė-Nielsen si dhe do të zhvillojë takime e aktivitete të tjera.

Presidentja Osmani takoi Kryeministren e Lituanisë, Ingrida Šimonytė

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Lituani, sot është pritur në takim nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Šimonytė. Të dy bashkëbisedueset kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore, dhe kanë konfirmuar angazhimin për thellimin e tyre, posaçërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Presidentja Osmani ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit me aleatët  mbetet prioritet kyç i politikës së jashtme të Kosovës. “Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Lituanisë ndër vite, ndërkaq tani është kyçe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në aspiratat tona drejt integrimit në BE dhe në NATO. Në një kohë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, me kryeministren u dakorduam që ta intensifikojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në politikën e jashtme dhe të sigurisë.”, ka theksuar Presidentja Osmani. Temë e takimit ndërmjet Presidentes Osmani dhe kryeministres Šimonytė ishte edhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar mbështetjen e Kosovës ndaj popullit ukrainas. “Pozicioni i Kosovës për Ukrainën  është plotësisht në përputhje me SHBA-në, BE-në dhe të gjitha vendet demokratike. Kosova ka miratuar sanksionet kundër Rusisë dhe është duke ofruar gjithë mbështetjen e mundshme për popullin e Ukrainës”, ka theksuar Presidentja Osmani. Ajo poashtu ka përmendur tendencat e Rusisë që nëpërmjet satelitit të saj, Serbisë ta destabilizojë Ballkanin. Presidentja Osmani ka kërkuar nga kryeministrja Šimonytė mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e në veçanti në Këshillin e Evropës, e poashtu mbështetje në bindjen e shteteve skeptike për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, gjë që vazhdimisht është përkrahur nga Lituania.

Presidentja Osmani u takua me Kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, znj. Viktorija Čmilytė-Nielsen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Lituani është pritur sot në takim nga Kryetarja e Kuvendit të Lituanisë, znj. Viktorija Čmilytė-Nielsen. Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar. “Diplomacia parlamentare është mundësi e mirë për afirmimin e qëndrimeve tona të përbashkëta të cilat udhëhiqen nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë paqësore, demokratike dhe të sigurt”, ka theksuar Presidentja Osmani. Në takim, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja e Lituanisë, veçanërisht sa i përket procesit të integrimit në BE. Në këtë kontekst ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Lituanisë në rrugën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë mbështetjen për anëtarësim në KE, NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare përmes mekanizmave të cilat parlamenti i ka në dispozicion. Edhe në këtë takim, Presidentja Osmani ka folur rreth mbështetjes së Kosovës ndaj Ukrainës dhe për sanksionet ndaj Rusisë ndërkaq ka potencuar se Rusia vazhdon të tentojë destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Serbisë.

This site is registered on wpml.org as a development site.