DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Aktivitetet e Zotëriut të parë, z. Prindon Sadriu, në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Slloveni

Lubjanë, 4-5 korrik 2022 

Me ftesë të Presidentit Pahor dhe Zonjës së Parë të Sllovenisë, Tanja Pečar, Zotëriu i parë ka marrë pjesë në ceremoninë me nderime shtetërore si dhe në takimin bilateral organizuar nga Presidenca sllovene. 

Poashtu, nën organizimin e Zyres së Presidentit slloven, zotëriu i parë Prindon Sadriu, ka zhvilluar një program vizitash në objekte të veçanta të historisë dhe kulturës sllovene.

I shoqëruar nga sekretarja e përgjithshme e Zyrës së Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Nataša Kovač, z. Sadriu fillimisht ka vizituar Parkun e Historisë Ushtarake në Pivka ku është pritur nga drejtori Janko Boštjančič dhe zyrtarë të tjerë të Parkut. 

Z. Sadriu ka pasur rastin të shoh nga afër ekspozita dhe koleksione të objekteve të ndryshme ushtarake si dhe të njoftohet me zhvillime të rëndësisë së veçantë në historinë e Republikës së Sllovenisë, sidomos që nga periudha e luftës për çlirim e vitit 1991 dhe deri në ditët e sotme.

Më pas, z. Sadriu ka vizituar edhe një qendër të agroturizmit në këtë rajon, ku edhe është shtruar një drekë zyrtare për nder të vizitës së zotëriut të parë të Kosovës.

Gjithashtu nën organizimin e Zyrës së presidentit slloven, z. Sadriu ka vizituar në Lubjanë edhe Projektin United Growing Books of the World, ku është pritur nga nënkryetari i Komunës së Lubjanës, njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Dejan Crnek si dhe përfaqësues të projektit në fjalë.

Ky projekt, i udhëhequr nga Këshilli Kombëtar i Sllovenisë, së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve (SAZU), Qytetin e Lubjanës, Fondin Publik të Republikës së Sllovenisë për Aktivitete Kulturore dhe Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, ofron mundësi për promovimin e vlerave artistike dhe kulturore të vendeve pjesëmarrëse, përmes prezantimit të një autori të veçantë të vendit dhe krijimtarisë së saj/tij letrare si dhe promovimit të vlerave tjera historike dhe kulturore të shtetit përkatës. Projektit, të cilit i janë bashkuar një numër shtetesh, synon ndërtimin e dialogut ndërkulturor, shkencor dhe bashkëjetesës paqësore në botë përmes librave. 

Përfaqësuesit e projektit dhe z. Crnek, me rastin e vizitës së z. Sadriu kanë ftuar zyrtarisht Republikën e Kosovës që të jetë pjesë e këtij projekti.
Zotëriu i parë, Prindon Sadriu me këtë rast ka shprehur mirënjohje për ftesën, diskutimet dhe mikpritjen.

Përpos agjendës inviduale, zotëriu i parë gjatë dy ditëve të vizitës zyrtare ka marrë pjesë edhe në aktivitetet e tjera zyrtare të Presidentes.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.