Presidentja Osmani merr pjesë në darkën e organizuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi

Në përmbyllje të qëndrimit të saj në Washington D.C., Presidentja Osmani morri pjesë në darkën e shtruar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Lituani me ftesë të Presidentit Gitanas Nausėda

Gjatë vizitës zyrtare në Lituani, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të takojë përfaqësues të lartë shtetëror ku do të diskutohet forcimi i partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigja e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë. Presidentja do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nausėda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Presidentja gjithashtu do të takojë Kryeministren e vendit, Ingrida Šimonytė si dhe Kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Čmilytė-Nielsen. E shoqëruar nga Ministrja e Brendshme Agnė Bilotaitė, Presidentja Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë.
Presidentja Osmani: Bashkëpunimi transatlantik është kyç për garantimin e sigurisë energjetike

Në kuadër të Takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, i cili po mbahet në Washington D.C., Presidentja Osmani ishte folëse kryesore në tryezën me temë: Bashkëpunimi Transatlantik për Sigurinë Energjetike.
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit kosovar, z.Xhevdet Peci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpehur ngushëllime për familjen, Klubin e Boksit “Prishtina” dhe komunitetin sportiv me rastin e ndarjes nga jeta të legjendës së boksit kosovar, z.Xhevdet Peci.
Në hapje të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut në Washington D.C., Presidentja Osmani takoi zyrtarë amerikanë e evropianë

Në hapjen zyrtare të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut e cila sivjet po mbahet në Washington D.C., Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takoi zyrtarë të administratës amerikane, kongresistë e senatorë, ministra nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të think- tanks nga Amerika e Evropa.
Zyrtar për pranim, administrim dhe shpërndarje të dokumenteve
Presidentja: Si shteti më pro-Evropian në botë, Kosova sot shënon Ditën e Evropës, bëjmë thirrje që t’i vijë fundi mohimit të padrejtë 4 vjeçarë të liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka uruar 9 majin, Ditën e Evropës.
Presidentja Osmani ka udhëtuar për në Washington DC për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Mynihut

Në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Osmani dhe përfaqësues të shteteve të tjera pjesëmarrës të Konferencës do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit transatlantik. Përgjatë konferencës, Presidentja do të flasë në panelin për sigurinë energjetike si dhe në disa evente të tjera. Kjo konferencë do t'i bashkojë dhjetëra vendimmarrës dhe ekspertë të lartë nga të dy anët e Atlantikut për diskutuar se si partnerët transatlantikë mund të ndërtojnë një aleancë më të qëndrueshme dhe ta avancojnë bashkëveprimin dhe udhëheqjen e përbashkët në sfidat e sigurisë, duke përfshirë luftën aktuale në Ukrainë.
Presidentja Osmani mori pjesë në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Kosta Rikës, z. Rodrigo Chaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me liderë të tjerë botërorë, ka marrë pjesë në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosta Rikës, z. Rodrigo Chaves.
Presidentja Osmani në 24- vjetorin e vrasjes përkujton heroin Ilir Konushevci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 24- vjetorin e rënies, ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci dhe mjekun tropojan, dëshmorin Hazir Malaj.