Presidentja Osmani ka takuar Presidentin e deritanishëm të Kosta Rikës, z. Carlos Alvarado Quesada

Mbrëmë në San Jose të Kosta Rikës, bashkë me liderë të tjerë botërorë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar me Presidentin e deritanishëm z. Carlos Alvarado Quesada.
Presidentja Osmani ka takuar Presidentin e ri të Kosta Rikës, z. Rodrigo Chaves

Në San Jose, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është takuar me Presidentin e ri të Republikës së Kosta Rikës, z. Rodrigo Chaves
Presidentja Osmani në 22- vjetorin e vrasjes përkujton heroin Ekrem Rexha- komandant Drini

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 22- vjetorin e vrasjes, ka përkujtuar heroin Ekrem Rexha- komandant Drini.
Presidentja Osmani ka takuar Presidentin e Republikës Dominikane, z. Luis Abinader

Gjatë vizitës zyrtare në Kosta Rikë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka takuar homologun e saj nga Republika Dominikane dhe janë pajtuar që ta avancojnë partneritetin ndërshtetëror tutje.
Presidentja Osmani ka takuar Nënsekretaren amerikane të Shtetit, znj. Uzra Zeya

Sot, në kuadër të vizitës në Kosta Rikë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu u takua me znj. Uzra Zeya, Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Administratën e Presidentit Joe Biden.
Presidentja Osmani takoi zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, z. Danijel Krivec dhe nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, z. Matjaž Švagan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëkryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, z.Danijel Krivec dhe nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, z. Matjaž Švagan. Në takim me ta, Presidentja Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare. Sipas Presidentes Osmani, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre. Presidentja Osmani në takim me zëvendëkryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim.
Presidentja Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Republikën e Kosta Rikës

Me ftesë të Presidentit Carlos Alvarado Quesada, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.
Presidentja Osmani ka vazhduar aktivitetet në Panama për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës dhe për të thelluar marrëdhëniet miqësore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e vizitës zyrtare në Panama ka mbajtur një sërë takimesh me qëllim të promovimit të potencialit ekonomik të Kosovës dhe thellimit të marrëdhënieve miqësore.
Mesazhi i Presidentes Osmani në ditën e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Gjergj Kastrioti- Skënderbeu është figura më dinjitoze dhe kyçe e historisë sonë kombëtare dhe lidhja jonë më e fuqishme me botën e qytetëruar evropiane. Në ditën e lindjes së tij, e kujtojmë kryetrimin që mbetet simbol i bashkimit, krenarisë dhe dinjitetit tonë kombëtar. Ai mbrojti Evropën, bashkësinë e popujve në të cilën synojmë të jemi edhe ne. Figura e Skënderbeut do të na shërbejë si frymëzim dhe udhërrëfim drejt cakut tonë.
Mesazhi i Presidentes Osmani për Ditën e Goranëve

Komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.