Gjergj Kastrioti- Skënderbeu është figura më dinjitoze dhe kyçe e historisë sonë kombëtare dhe lidhja jonë më e fuqishme me botën e qytetëruar evropiane. Në ditën e lindjes së tij, e kujtojmë kryetrimin që mbetet simbol i bashkimit, krenarisë dhe dinjitetit tonë kombëtar.
Ai mbrojti Evropën, bashkësinë e popujve në të cilën synojmë të jemi edhe ne. Figura e Skënderbeut do të na shërbejë si frymëzim dhe udhërrëfim drejt cakut tonë.