Komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.
Sikurse motoja e kësaj feste “Kudo që të jesh, për festë në shtëpi të jesh”, Kosova është shtëpi e përbashkët, pra edhe e komunitetit goran. Kjo ditë, në familjet tuaja sjelltë gëzim, tolerancë e mirëkuptim. Duke kontribuar në ruajtjen e traditave tuaja kulturore, ju i jepni më shumë kuptim shumëetnicitetit të Kosovës. Komuniteti goran është pjesë aktive në institucionet e shtetit të Kosovës dhe do ta vazhdojë ta ketë mbështetjen institucionale.
Urime Dita e Goranëve!