DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kabineti i Presidentes e pret në takim delegacionin amerikan të MCC-së

Zëvendësshefi i Stafit i Presidentes së Republikës së Kosovës, z. Artan Murati dhe këshilltarja kryesore për Zhvillim të Qëndrueshëm, znj. Learta Hollaj, kanë pritur sot në takim një delegacion amerikan të MCC-së.

Vizita në Kosovë e delegacionit të MCC-së vje pas aprovimit unanim të Programit Kompakt të Kosovës nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së dhe në prag të nënshkrimit të marrëveshjes.  

Në takim u diskutua për hapat tutje, të cilët do të ndërmerren në drejtim të dizajnimit dhe implementimit të projektit. Për më tepër, palët diskutuan për planin dinamik të veprimit në muajt në vijim, si dhe potencuan nevojën për bashkërendim të plotë të veprimeve me qëllim të finalizimit të suksesshëm të hapave që pasojnë.

Kabineti i Presidentes u shpreh mirënjohës për mbështetje nga MCC-ja dhe konfirmuan gatishmërinë e plotë për ta mbështetur projektin në çdo fazë të tij, duke potencuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ky projekt për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë në vend.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.