presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mbahet takim i parë i Grupit Punues për Barazi Gjinore, i themeluar në kuadër të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

Sot është mbajtur takim i parë i Grupit Punues për Barazi Gjinore, i themeluar në kuadër të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Grupi punues, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve relevante publike, institucioneve ndërkombëtare, OJQ-ve dhe akterëve të tjerë, do të angazhohet për zbatimin e zotimeve të Republikës së Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci. Në veçanti, puna e grupit do të fokusohet në nismën për përafrimin e ligjeve në vend me Ligjin për Barazi Gjinore, duke synuar avancimin e pozitës së grave në pozita udhëheqëse e vendimmarrëse, si dhe përfaqësimin e barabartë në politikë.

Grupi po ashtu do të punoj në monitorimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2022-2026 dhe do të kontribuojë drejtpërdrejtë në organizimin e forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili pritet të mbahet në Prishtinë, në tetor të këtij viti.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.