Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, i ka uruar shërim të shpejtë Presidentit Biden, pas testimit pozitiv me COVID-19.
“Në emër të popullit të Kosovës, i urojmë shërim sa më të shpejtë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden”, ka deklaruar Presidentja Osmani përmes një postimi në Twitter.