Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër (22 korrik 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Në orën 09:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Meta me ceremonitë më të larta shtetërore.
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë;
Shënim: Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në orën 08:30.
Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Meta, si dhe në fund të takimit mbajnë konferencë të përbashkët për media.
(Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, dhe më pas përcjellin konferencën)
Vendi: Kabineti i Presidentes;
Ndërsa, në orën 19:50, Presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s.
Vendi: Pllatoja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë;
Mirëpresim ekipet tuaja!