DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me rastin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat prej sot janë një hap më afër BE-së.

“Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani, u ka bërë thirrje shteteve anëtarë të BE-së që urgjentisht të zbatojnë vendimin për liberalizimin e vizave.  

“I bëjmë thirrje shteteve anëtare të BE-së që urgjentisht ta zbatojnë vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë!”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.