Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott.
Krerët institucional në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë: Vetingu, parakusht për forcimin e sundimit të ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani -Sadriu, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar rreth procesit të vetingut dhe rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Maltës, Juliana Scerri Ferrante

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.
Presidentja Osmani dekreton znj. Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore dhe e emëron inspektore gjenerale në FSK

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të organizuar në Presidencë, bazuar në kompetencat saj kushtetuese e ligjore, ka graduar gjeneral brigade Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore në FSK.
Fjalimi i Presidentes në konferencën ndërkombëtare në Tiranë me temën “Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor”

I nderuar President Meta, Të nderuar pjesëmarrës, Zonja dhe zotërinj, Mirë se ju gjej në Tiranë! President Meta, ju faleminderit për ftesën e sidomos për faktin që përmes këtij forumi po siguroheni që kolektivisht të mbajmë në qendër të vëmendjes një problem që shqetëson, dëmton dhe i njollos shoqëritë, institucionet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në rajon e në nivel global ndër vite. Trafikimi me qenie njerëzore përbën jo vetëm një krim të rëndë dhe shkelje serioze të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut – trafikimi me qenie njerëzore është njollë e vazhdueshme e thelbësisht shqetësuese e shoqërive tona. Andaj, e mirëpres dhe e përshëndes këtë nismë tuajën, e cila ka për qëllim bashkërendimin e përpjekjeve tona në drejtim të luftimit dhe adresimit të burimeve dhe efekteve të këtij fenomeni në Ballkanin Perëndimor. Parametrat ekonomik, siguria e brishtë, tendencat destabilizuese e paqëndrueshmëria sociale, si dhe sfidat në sundimin e ligjit krijojnë hapësirë të volitshme për zhvillimin e trafikimit me qenie njerëzore në rajonin tonë. Rrjetet kriminale shfrytëzojnë mungesën e rendit dhe çdo zbrastësirë në bashkëpunimin e ndërveprimin tonë ligjor e institucional për të zhvilluar e rritur aktivitetin e tyre. Problemi me trafikimin me qenie njerëzore qëndron tek fakti se ende për pjesën më të madhe të shoqërisë konsiderohet si një fenomen i largët e që i prek vetëm grupe të caktuara të shoqërisë. Përderisa është e vërtetë që viktimat më të shpeshta të trafikimit janë fëmijët, vajzat e gratë dhe shtresat e pambrojtura të shoqërisë, trafikimi me njerëz nuk njeh racë, gjini, moshë apo kufi. Trafikantët mund ta kryejnë këtë krim në çdo sektor e mjedis, qoftë të ligjshëm apo të paligjshëm, duke përfshirë punën në fabrika e restorante, hotele e deri në miniera e shtëpitë private. Ajo që është e qartë është se biznese të panumërta të lidhura ngushtë me rrjetet e trafikantëve përfitojnë nga mjerimi, mungesa e perspektivës ekonomike dhe pabarazitë sociale me të cilat ballafaqohen viktimat e trafikimit. Trafikantët pasurohen vazhdimisht në kurriz të atyre që kanë ngel peng të varfërisë. Në dritën e zhvillimeve të fundit në Evropë të ndërlidhura me luftën në Ukrainë, kontinenti ynë po ekspozohet gjithnjë e më shumë ndaj situatave kur gratë dhe fëmijët që ikin nga zonat e luftës në Ukrainë mbeten të pambrojtur në vende të huaja. Sipas vlerësimeve fillestare, raportohet se trafikimi i paligjshëm seksual i grave dhe fëmijëve në Ukrainë dhe përreth është rritur dukshëm. Është e dhimbshme të shohësh se si miliona gra dhe fëmijë lëshojnë shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë në vende të huaja dhe disa prej tyre përfundojnë duke lëvizur nga tragjedia e luftës në tragjedinë e trafikimit. Përderisa format e trafikimit mund të jenë të qarta, siç është rasti i shfrytëzimit seksual, përfshirë prostitucionin, skllavërinë, punët e shtëpisë, heqjen e lirisë me dhunë dhe praktika që lidhen me to, trafikimi mund të jetë shpesh i kamufluar prapa veprave të tjera kriminale. Respektivisht, shpesh, viktimat shfrytëzohen në mënyra të ndryshme e në veprimtari të tjera të paligjshme, mirëpo këto raste të trafikimit të qenieve njerëzore më pastaj nuk hetohen e nuk regjistrohen si të tilla. Prezenca e sistemeve të ndryshme e me raste jokonsistente për identifikimin e rasteve të trafikimit në rajon, mospërputhja e përkufizimeve dhe kufizimet institucionale, por edhe mbështetja pothuajse ekskluzive në polici dhe përjashtimi i inspektorëve të punës në procese të identifikimit të rasteve, ndikojnë drejtpërdrejt e negativisht në identifikimin e suksesshëm të rasteve të trafikimit. Adresimi i këtyre çështjeve duhet të jetë fokusi i bashkëpunimit tonë dhe koordinimit të vazhdueshëm. Rreth 27 milionë njerëz – gra, burra dhe fëmijë – trafikohen në vit anë e mbanë botës. Gratë dhe vajzat kanë qenë në vazhdimësi viktimat kryesore të trafikimit që prej 2008, kur edhe filloi mbledhja e të dhënave për trafikimin e qenieve njerëzore nga ana e Bashkimit Evropian. Pothuajse tri të katërtat e të gjitha viktimave në BE, janë gra dhe vajza, e të cilat kryesisht trafikohen me qëllim të shfrytëzimit seksual. Fëmijët po ashtu vazhdojnë të përbëjnë një numër të konsiderueshëm të viktimave në BE e pjesa me madhe e tyre janë vajza të trafikuara për shfrytëzim seksual. Në Kosovë, në më shumë se 60% të rasteve të trafikimit viktimat janë nën moshën 18 vjeçare. Ndërsa, janë pikërisht gratë dhe vajzat që janë viktimat kryesore të këtij krimi. Por, si në Kosovë e po ashtu në rajon, statistikat vazhdojnë të jenë të mangëta. Këto statistika flasin njëzëri: fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave është parakushti kryesor për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Në Raportin e Trafikimit me Njerëz 2021 për Kosovën të Departamenti Amerikan të Shtetit, Kosova rangohet në Nivelin e Dytë (Tier 2). Kemi dëshmi të veprimit të shtuar në drejtim të miratimit të procedurave të reja standarde operative dhe përmirësimit të punës së prokurorive themelore, por edhe në drejtim të rritjes së burimeve për mbrojtjen e viktimave, duke përfshirë fondet për strehimoret kundër trafikimit të drejtuara nga OJQ-të dhe ato shtetërore. Përpjekjet tona në vazhdimësi përfshijnë edhe ndërmarrjen e hapave konkret drejt parandalimit të këtij fenomeni. Kjo, ndër të tjera, përmes themelimit të autoriteteve shtetërore të cilat kanë për mandat pikërisht parandalimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve kundër këtyre krimeve. Kosova tashmë ka hartuar strategjinë e re kundër trafikimit me qenie njerëzore, e cila pritet të aprovohet së shpejti. Po ashtu, e kemi themeluar Autoritetin Kombëtar Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, si dhe Komisionin për kompensimin e viktimave. Megjithatë, dënimet e pakta për trafikantë dhe shqiptimet e dënimeve të pamjaftueshme për trafikantët e dënuar nga ana e gjyqtarëve dëshmojnë se kemi ende punë për të bërë. Ajo që e bën situatën akoma më shqetësuese është fakti se rrjetet e trafikimit po tregojnë gjithmonë e më shumë nivele më të larta të profesionalizmit dhe të ekspertizës si dhe të sofistikimit të mjeteve e metodave. Në këtë drejtim bie në sy keqpërdorimi i teknologjisë së informacionit nga ana e kriminelëve për rekrutimin dhe shfrytëzimin e viktimave të trafikimit. Të përballur me

Presidentja Osmani merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë për trendet aktuale të trafikimit me qenie njerëzore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Ilir Meta, sot ka udhëtuar për në Shqipëri ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.
Në Ditën e Presidentit Presidentja Osmani e vizitoi familjen e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës

Në Ditën e Presidentit, Presidentja e vendit, dr. Vjosa Osmani e vizitoi familjen e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.
Presidentja Osmani ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes

Në Ditën e Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Në Ditën e Presidentit, Presidentja Osmani dekoroi z. Jim Xhema dhe z.Christopher Hyland

Në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të zëvendësambasadorit të SHBA-ve, z. Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të shoqatës “Vatra”, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e dekoroi z. Jim Xhema me Urdhrin e Lirisë.