Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka marrë pjesë në hapjen eedicionit katërmbëdhjetë të Manifestës.
Presidentja Osmani ka thënë se për 100 ditë, kryeqyteti i Kosovës do të jetë referencë globale e ngjarjes së madhe kulturore Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade.
“Prishtinës, i ka hije kjo pamje, kur grumbullon njerëz nga vende të ndryshme të botës për ta shpërfaqur shpirtin e saj rinor, sikurse edhe hapjen ndaj kulturave e kombeve të tjera”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Për 100 ditë, kryeqyteti i Kosovës do të jetë referencë globale e ngjarjes së madhe kulturore Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade.
Patëm kënaqësinë mbrëmë që ta hapim edicionin e katërmbëdhjetë të Manifestës, i cili përkon me 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Prishtinës, i ka hije kjo pamje, kur grumbullon njerëz nga vende të ndryshme të botës për ta shpërfaqur shpirtin e saj rinor, sikurse edhe hapjen ndaj kulturave e kombeve të tjera.
Manifesta është një moment ideal për ta ridëshmuar identitetin tonë evropian.