presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kosova zyrtarisht i është bashkëngjitur nismës globale për reduktim të nivelit të metanit

Puna konsistente dhe koordinimi ndërinstitucional sjell një lajm të mirë për Kosovën në drejtim të luftimit të ndryshimeve klimatike.

Kosova tashmë zyrtarisht i është bashkëngjitur nismës globale për reduktim të nivelit të metanit (Global Methane Pledge), nismë kjo e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të COP26 në Glasgow.

Në mars të këtij viti, në margjinat e Forumit të Doha-së, Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-sekretarin e SHBA-së dhe tashmë të Dërguarin e Posaçëm Presidencial për çështje klimatike, Johny Kerry me ç’rast një nga temat kryesore ishte miratimi i Zotimi Global për Metanin nga ana e Kosovës. Me iniciativë të Presidentes Osmani, koordinimi tutje në këtë drejtim u vijua nga  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Qëllimi i kësaj nisme është që vendet të angazhohen në mënyrë vullnetare për reduktimin e niveleve të metanit me të paktën 30% në të gjithë sektorët në krahasim me vitin 2020. Metani është një nga ndotësit më të mëdhenj dhe kontribuesit kryesor në ndryshimet klimatike duke qenë përgjejgës për gjysmën e net rritjes së temperaturës globale në krahasim me nivelin para-industrial. Reduktimi i niveleve të metanit në sektorë të ndryshëm vlerësohet të jetë një prej masave efektive në drejtim të arritjes së objektivave të Marrëveshjes së Parisit dhe kufizimit të ngritjes së temperaturës globale nën 1.5°C.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.