DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka përkujtuar avokatin Shaban Manaj në 22 vjetorin e vrasjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar avokatin Shaban Manaj, në 22 vjetorin e vrasjes.

Presidentja Osmani ka thënë se e vërteta dhe drejtësia për të janë përkushtim i yni i çdoditshëm.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

22- vjet më parë u vra mizorisht aktivisti i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe mbrojtësi i të drejtave e lirive të njeriut, avokati Shaban Manaj.

Duke i qëndruar në krah presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, avokati Manaj u bë shembull i njeriut të përkushtuar për lirinë e vendit. 

Edhe pas më shumë se dy dekadash ende nuk ka drejtësi për aktivistin e të drejtave të njeriut.

E vërteta dhe drejtësia për të janë përkushtim i yni i çdoditshëm.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin e Kosovës, Shaban Manajn! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.