Kosova, Republika Domenikane dhe ekipi i Samitit për Demokraci nga Departamenti i Shtetit Amerikan finalizojnë përgatitjet për inicimin e grupit tematik për sundim të ligjit dhe reforma në drejtësi

Shefi i Stafit të presidentes, z. Blerim Vela, dhe Këshilltari Ligjor i presidentes, z. Yll Sadiku, mbajtën takimin e radhës koordinues me partnerët nga Republika Domenikane dhe ekipi i Samitit për Demokraci nga Departamenti i Shtetit Amerikan lidhur me zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtësisë.

Presidentja Osmani në Potsdam: Republika e Kosovës, rrëfim suksesi në forcimin e demokracisë dhe aleancave me partnerë perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci. Në këtë konferencë i pranishëm është edhe Kancelari federal gjerman Olaf Scholz, si dhe diplomatë, gazetarë e përfaqësues nga akademia dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.

This site is registered on wpml.org as a development site.