presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani në bisedë telefonike me homologun e Letonisë, Egils Levits vazhdon koordinimin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka zhvilluar sot një telefonatë me Presidentin e Letonisë, Egils Levits si pjesë e konsultimeve të vazhdueshme me homologë.

Presidentja Osmani e ka falënderuar presidentin Levits për mbështetjen që Letonia po i jep Republikës së Kosovës në të gjitha aspektet.

“Bisedova me Presidentin e Letonisë, Egils Levits si pjesë e konsultimeve të mia të rregullta me homologët. Diskutuam për çështje dypalëshe, urgjencën për liberalizim të vizave për Kosovën dhe rëndësinë për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën”, ka thënë Presidentja Osmani duke shtuar se është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë për integrimin tonë euroatlantik. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.