presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu priti në takim homologun nga Hungaria, z. Veres István Attila

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani Sadriu, për vizitë zyrtare, në Kosovë po qëndron presidentja e Republikës së Hungarisë, zonja Katalin Novák, e shoqëruar nga Zotëria i Parë, Veres István Attila.

Në kuadër të kësaj vizite, Zotëria i Parë, Prindon Sadriu dhe homologu i tij, z. Veres István Attila, kanë zhvilluar disa aktivitete të përbashkëta.
 
Pas takimit të përbashkët në të cilin diskutuan për raportet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, si dhe për lidhjet ndërmjet të dy vendeve, z. Sadriu dhe z. István Attila kanë takuar kampionen botërore olimpike në xhudo, znj. Majlinda Kelmendi dhe trajnerin e mirënjohur Driton Kuka.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për arritjet e Republikës së Kosovës në sportin e xhudos dhe bashkëpunimin me Shoqatën hungareze të xhudos. 
 
Gjatë ditës Zotëria i Parë, Prindon Sadriu dhe Zotëria i Parë, z. István Attila, kanë bërë nderime tek memoriali “Heroinat”. 
 
Z. Sadriu dhe z. István Attila, gjithashtu kanë vizituar Muzeun e Pavarësisë së Kosovës – Dr. Ibrahim Rugova, në të cilin nëpërmjet fotografive panë të dokumentuar një pjesë të angazhimit politik të presidentit historik.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.