DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takon Kancelarin Scholz: Diskutuam për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani -Sadriu është takuar sot në Potsdam me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani dhe Kancelari Scholz kanë diskutuar nevojën për përshpejtim të procesit final të liberalizimit të vizave.“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë  me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë Presidentja Osmani duke shtuar se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.