presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kosova, Republika Domenikane dhe ekipi i Samitit për Demokraci nga Departamenti i Shtetit Amerikan finalizojnë përgatitjet për inicimin e grupit tematik për sundim të ligjit dhe reforma në drejtësi

Shefi i Stafit të presidentes, z. Blerim Vela, dhe Këshilltari Ligjor i presidentes, z. Yll Sadiku, mbajtën takimin e radhës koordinues me partnerët nga Republika Domenikane dhe ekipi i Samitit për Demokraci nga Departamenti i Shtetit Amerikan lidhur me zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtësisë.

Takimi u mbajt me qëllim të përgatitjeve të nevojshme për lansimin e Grupit Tematik për Sundimin e Ligjit dhe Reformave në Drejtësi, të cilin Republika e Kosovës do ta udhëheq së bashku me Republikën Domenikane.

Ky grup tematik do ta ketë për qëllim që t'i mbledhë shtetet e interesuara për të diskutuar rreth zgjidhjeve bashkëkohore në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave në drejtësi dhe është rezultat i zotimeve të bëra nga Republika e Kosovës në Samitin për Demokraci të inicuar nga Presidenti Biden. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.