Presidentja Osmani dhe zv. kryeministrja Gërvalla- Schwarz takuan sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zv.kryeministrja Donika Gërvalla- Schwarz, njëherësh ministre e Jashtme dhe e Diasporës, gjatë vizitës në New York, takuan sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg.
Presidentja Osmani përkujton heronjtë Xhevë e Fehmi Lladrovci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përkujton heronjtë Xhevë e Fehmi Lladrovci në 24 vjetorin e vrasjes së tyre.
Presidentja Osmani takoi sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Islamike, Hissein Brahim Taha

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdim të vizitës në New York, e shoqëruar nga zv.kryeministrja Donika Gërvalla- Schwarz, njëherësh ministre për punë të Jashtme dhe Diasporë, ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Islamike, Hissein Brahim Taha.
Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në New York ka takuar kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Presidentja Osmani takoi presidentin e Estonisë, Alar Karis

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York është takuar me presidentin e Estonisë, Alar Karis.
Presidentja Osmani mori pjesë në konferencën e Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit

Me ftesë të Presidentit të Nigerit Mohamed Bazoum dhe Presidentit të Konfederatës Zvicerane Ignazio Cassis, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York, ka marrë pjesë në një konferencë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit, në të cilën ka konfirmuar përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Deklaratë e Presidentes Osmani për Ditën Ndërkombëtare të Paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Paqes në një postim në Twitter ka thënë se nderon vendosmërinë e palëkundur të popullit të Kosovës për paqe dhe liri, përgjatë gjithë historisë.
Presidentja Osmani takoi këshilltarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Presidentja e Republikës së Kosovës, në kuadër të vizitës në New York, është takuar me këshilltarin në Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Presidentja Osmani përkujton kolonel Ahmet Krasniqin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përkujton kolonelin Ahmet Krasniqi, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.
Presidentja Osmani në drekën tradicionale të Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian me krerët e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York, mori pjesë në drekën tradicionale me krerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.