presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani në Forumin e Paqes në Paris: Bashkëpunimi i bazuar në vlera të përbashkëta është parakusht për paqe të qëndrueshme

Paris, 11 nëntor 2022 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu e cila po qëndron në Francë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në Forumin e Paqes.

“Në Forumin e Paqes në Paris, përkrah presidentes së Hungarisë, Katalin Novak, Pascal Boniface dhe Jean-Marie Guéhenno, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në këto kohë sfiduese për kontinentin tone”, ka thënë Presidentja Osmani. 

Republika e Kosovës, sipas Presidentes Osmani, është shembulli më i mirë i një vendi, i cili ka përjetuar terrorin e luftës, ka qenë viktimë e gjenocidit, por ka punuar intensivisht për t’u shndërruar në një partner të besueshëm për rajonin dhe për aleatët ndërkombëtar.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Në Forumin e Paqes në Paris, përkrah presidentes së Hungarisë, Katalin Novak, Pascal Boniface dhe Jean-Marie Guéhenno, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në këto kohë sfiduese për kontinentin tonë.

Potencova se Republika e Kosovës është shembulli më i mirë i një vendi, i cili ka përjetuar terrorin e luftës, ka qenë viktimë e gjenocidit, por ka punuar intensivisht për t’u shndërruar në një partner të besueshëm për rajonin dhe për aleatët ndërkombëtar.

Duke reflektuar mbi zhvillimet aktuale në Evropë, por edhe mbi sfidat, të cilat i ka përjetuar vendi ynë, potencova se për bashkëpunim të suksesshëm dhe multilateralizëm efektiv, duhet të rikujtojmë gjithnjë se:
Akomodimi i autokratëve nuk sjell asnjëherë më shumë paqe. Përkundrazi, kjo krijon më shumë hapësirë për shkatërrim e luftë si dhe inkurajon më shumë autokracinë dhe hegjemonitë
Paqja është e mundshme dhe afatgjate atëherë kur nuk shpërblehen agresorët

Nuk duhet kurrë të biem në kurthin e dyanshmërisë. Nuk mund të përdorim argumentin e dyanshmërisë kur është e qartë se kush është viktima e kush agresori.

Paqja është e mundshme vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat dhe ballafaqim me të kaluarën. Në të kundërt, rrezikojmë që e kaluara të përsëritet.

Andaj, paqja dhe bashkëpunimi do të jenë të mundshme dhe të qëndrueshme vetëm kur partneritetet ndërtohen mbi bazën e vlerave të njëjta dhe duke respektuar vlerat demokratike e të drejtat e njeriut.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.