DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Qëndrojmë përkrah popullit të Turqisë në këtë kohë të vështirë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka reaguar pas shpërthimit në Stamboll të Turqisë.

Presidentja Osmani ka thënë se ndihet thellësisht e pikëlluar nga lajmi për shpërthimin e tmerrshëm në zemër të Stambollit.

“Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë përkrah popullit të Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.