Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.
“Urime për fitoren tuaj sonte dhe për zgjedhjen tuaj si presidentja e parë grua e Sllovenisë”, ka shkruar Presidentja Osmani.Presidentja Osmani ka thënë se mirëpret të punojë ngushtë për të forcuar partneritetin e palëkundur me Slloveninë.”Ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm, mirëpres të punoj ngushtë me ju për të forcuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, thuhet në urimin e Presidentes Osmani.